Thaci Prekja e kufijve te Kosoves-hap temen e kufijve ne te gjithe rajonin

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha sonte se hapja e ceshtjes se kufijve te Kosoves nenkupton hapje te ceshtjes se kufijve te tere rajonit. Ai i beri keto komente ne mbledhjen e qeverise pak kohe pas takimit me te derguarin e Bashkimit Evropian Robert Cooper i cili eshte ndermjetesues i bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise.
Kryeministri Thaci tha se zotit Cooper i eshte paraqitur qendrimi i qarte i Prishtines se nuk ka kthim prapa ne gjendjen e status quos se para 25 korrikut ne vendkalimet kufitare me Serbine. Ai tha se operacioni per venien nen kontroll te vendkalimeve ishte ushtrim i te drejtes kushtetuese te Kosoves per kontrollin e kufijve dhe vendosjen e masave tregtare te ndersjelle me Serbine.
Ai tha se per Prishtinen jane shume te qarta vijat e kuqe per bisedimet me Serbine qe nenkupton respektimin e plote Kushtetutes sovranitetit dhe rregullimit te brendshem te Kosoves qe nuk mund te jene ne asnje rrethane pjese e ndonje dialogu. Ai nenvizoi se nuk do te kete ndarje te Kosoves dhe pretendimi i Serbise per kete ndarje kundershtohet nga shteti i Kosoves dhe komunitetit nderkombetare...
Prekja e ceshtjes se kufijve te Kosoves definitivisht edhe per shtetin e Kosoves nenkupton hapjen e temes se kufijve ne gjithe rajonin. E rajoni yne dhe cdo shtet ne rajon e ka nga nje problem qe quhet Mitrovice. Pra ne jemi per hapje te kufijve respektim te kufijve dhe ne asnje rrethane per ndryshim tha kryeministri Thaci duke nenvizuar se per Kosoven ceshtja e kufijve eshte ceshtje ekzistenciale.
Ndoshta per Serbine ceshtja e pikes 1 dhe 31 por edhe e veriut te Kosoves eshte ceshtje politike dhe elektorale. Por kemi prezantuar qarte qendrimin e shtetit te Kosoves edhe ne takimin me zotin Cooper se per Kosoven eshte ceshtje ekzistenciale nacionale dhe e respektimit te plote te sovranitetit integritetit territorial kushtetutes dhe ligjeve te Kosoves.
Kryeministri Thaci tha se qeveria e tij edhe ne takimin me zotin Cooper ka shprehur perkushtimin per integrimet evropiane por ajo kerkon qartesi nga Brukseli sa i perket ardhmerise evropiane te Kosoves.
Ne duhet tu besojme realiteteve dhe jo vetem fjaleve te thata te perspektives evropiane. Per Kosoven ka nevoje dhe duhet te kete agjende te qarte evropiane. Brukseli duhet te jete shume i qarte me shtetin e Kosoves. Ne Evrope ka ose nuk ka shtete. Kosova eshte shtet. Nuk ka gjysme shtete dhe kjo eshte shume e qarte per te gjitha vendet e Bashkimit Evropian tha kryeministri Thaci.
Shefja e politikes se jashtme te Bashkimit Evropian vendosi te dergoje ne Serbi dhe ne Kosove te derguarin e saj Robert Cooper per te diskutuar me te dyja palet ne perpjekje te reja per rifillimin e bisedimeve te cilat qene shtyre per ne muajin shtator. Zyrtare te Bashkimit Evropian thane se presin perparim te shpejte e thelbesor ne terren duke nenvizuar se dhuna nuk do te tolerohet kurre dhe veprimet e njeanshme te njeres ose tjetres pale nuk jane te dobishme.
Operacioni i policise se Kosoves per venien nen kontroll te vendkalimeve kufitare nuk u mbeshtet nga zyrtaret e Bashkimit Evropian te cilet thane se ai u ndermor pa keshillime paraprake me ta. Kryeministri Thaci i beri thirrje sot EULEX-it qe te mbeshtese Kushtetuten e Kosoves dhe sundimin e ligjit sipas mandatit te tij.