E drejta e autorit, 28 profesorë padisin ministrinë
29/07/2010 Intelektualët: Ministria e Arsimit bëri libra shkollorë me tekstet tona
Kërkohet 20 milionë lekë, për dëmin financiar të shkaktuar
TIRANE-Kopjimi dhe përdorimi i materialeve të teksteve letrare, pa të drejtën e autorit ka bërë që 28 profesorë dhe doktorë t’i drejtohen gjykatës, nëpërmjet së cilës i kërkojnë 20 milionë lekë të reja Ministrisë së Arsimit. Sipas kërkesë padive, ministria ka përdorur materialet e tyre për të shtypur disa libra shkollore për vitin akademik 2004-2005. Mirëpo në padi thuhet se ky veprim është kryer në mënyrë të kundërligjshme, pasi ekspertët që punojnë për Ministrinë e Arsimit s’kanë marrë lejen e autorëve përkatës. Kaq ka mjaftuar që 28 intelektualë t’i drejtohen gjykatës, duke paditur shtetin si grabitës dhe shkaktim të dëmit. Mësohet se mes paditësve janë profesorë të njohur si Yllajet Aliçka, Halil Sykja, Teuta Mati, Vasil Trojani, Moikom Zeqo, Xhevat Lloshi, Zyhdi Dervishi e të tjerë profesorë. Një pjesë e këtyre i janë rikthyer sërish gjykatës civile të Tiranës, pasi pak vite më parë kishin zhvilluar një proces tjetër që bënte fjalë për mbrojtjen e pronësisë intelektuale. Prej disa vitesh kjo çështje është duke u debatuar nga një grup studiuesish, por që realisht shteti nuk ka marrë asnjë masa parandaluese për largimin e këtij fenomeni. Ky nuk është rasti i vetëm që intelektualët i drejtohen gjykatës, pasi në muajin maj të 2008, 51 profesorë, doktorë dhe asistentë paditën në gjykatë Ministrinë e Arsimit, duke i kërkuar kësaj të fundit një shumë prej rreth 70 milionë lekësh si dëmshpërblim. Ndërsa çështja i ra për shqyrtim gjyqtares Majlinda Dogës, gjyqi zgjati pothuajse 2 vjet pa përfunduar me një vendim, nga i cili të kishte humbës apo fitues. Tashmë gjykata e Tiranës ka në dorë 28 procese paralele me paditës të veçuar, të cilat ndryshojnë nga njëra-tjetra vetëm nga emri i paditësit dhe shuma e dëmit moral dhe ekonomik që konsiderohet t’u jetë shkaktuar atyre nga shteti. Abuzimi me të drejtën e autorin është denoncuar edhe gjatë zhvillimit të panaireve për librin, por edhe në këto evenimente strukturat s’kanë marrë asnjë masë ndëshkuese për personat që kanë kryer këtë veprimtari të kundërligjshme.