Dip dhe Zholi, çifti ideal për anglezët
Anglezët nuk kanë asnjë dyshim: nëse do të duhej të prodhohej një film, ata do të zgjidhnin si aktorë protagonistë dyshen Xhoni Dip dhe Anzhelina Zholi. Ky është rezultati i sondazhit më të fundit të lançuar nga National Loterry. Kështu, “Pirati i Karaibeve”
dhe “Gjuetarja e varreve” (Tomb Rider) do të ishte çifti ideal për një pelikul të suksesshme. Ndërsa si aktorë jo protagonistë të preferuarit e anglezëve do të ishin aktori me ngjyrë Uill Smith dhe Keira Knighteley. Regjisori për filmin e ëndrrave padyshim që nuk mund të ishte kush tjetër përveç Stiven Spilbergut dhe vendi i xhirimeve, natyrisht Londra. Çfarë gjinie duhej të ishte ky film? Thriller. Po buxheti? Sipas sondazhit duhet të investohen jo më shumë se 10 milionë stërlina. Në fakt, sondazhi nuk zbulon ndonjë të re kur nxjerr përfundimin se do të ishte sukses i garantuar një film me Anzhelina Zholi, Xhoni Dip, Uill Smith dhe me regji të të madhit Stiven Spilberg.
9 Mars 2009