E Shtunë, 31 Tetor 2026

E fton GaGa’n në “Zoolander 2!”

Nga Express më 17 dhjetor 2010 në ora 13:14

Aktori Owen Wilson ka konfirmuar se ai do të luaj edhe në pjesën e dytë të filmit “Zoolander” – dhe ka thënë se dëshiron që në krah të këtë këngëtaren Lady GaGa si aktore.

Aktori ka thënë se ai mëzi që pret ta ripërsërit rolin e tij të modelin mashkull Hansel të cilin e luan me Ben Stiller në një film që u bë hit me 2001.

“Sapo e kam parë edhe njëherë filmin dhe tani jemi duke menduar për pjesën e radhës”, tha Wilson.

Ai tha se filmi do të filloi xhirimet shumë shpejt.

“Mendoj kështu. Mendoj se kemi përpara një skenar të mirë të cilin mendoj se do ta rregullojmë edhe më shumë”, tha ai. “Mendoj që njerëzit do të kënaqen më këtë gjë”.

“Lady GaGa do të ishte mirë të luante. Por ajo definitivisht i shkon skenarin dhe madje do të ishte një shoqëruese e mirë për Hansel”, tha në fund aktori.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›