E Shtunë, 31 Tetor 2026

E fyejnë në Twiter, Shaherkani i denoncon të gjithë

LONDER-Nuk ka paqe për xhudisten saudite Vojdan Shaherkani, e vënë në qendër të polemikave për perçen para garës dhe e vënë në shënjestër të fyerjeve pas saj.
Humbja e saj pas vetëm 82 sekondash ndaj portorikanes Melisa Mojica në kategorinë 78 kg, ka “tërbuar” botën e Twitterit, që është tallur me sauditen dhe të gjithë e kanë fyer. Pas kësaj, i ati i saj ka marrë një avokat dhe e ka ngarkuar që t’i çojë të gjithë përpara gjyqit. “I kam dërguar një telegram urgjent ministrit të Punëve të Brendshme, Princit Ahmed Ben Abdel Aziz, me kopjen e të gjitha fyerjeve on-line ndaj vajzës sime”, tha Ali Seraj Abdulrahim Shaherkani për të përditshmen “Alsharq”, duke deklaruar se një grua është arrestuar.
I ati ka shpjeguar se ai i pranon kritikat, por nuk i toleron fyerjet për nderin e vajzës së tij. Në fakt, pjesëmarrja e Shaherkanit në Olimpiadë ka qenë një objekt i gjatë diskutimesh, teksa shumë e kanë pritur mirë, por një pjesë tjetër i kanë lëshuar fyerje pafund.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›