E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gafë e NBC, Gabi Dagllas krahasohet me një majmun

LONDER-Gabi Dagllas krahasohet me një majmun. Ka qenë kjo gafa e pabesueshme e rrjetit amerikan NBC. Në fund të një kronike për medaljen e parë të artë olimpike në gjimnastikë për një atlet amerikan, 16-vjeçarja Gabi Dagllas, rrjeti transmetoi një spot ku një majmun impenjohej në traun e gjimnastikës.

Menjëherë kanë plasur polemikat në SHBA, pasi krahasimi i zezakëve me primatët, është një gjest klasik i racizmit. NBC kërkoi menjëherë falje, duke shpjeguar se nuk ishte një këndvështrim i duhur.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›