File: Nga seleksionimet do të përzgjidhen lojtarët që e meritojnë
<
a class="highslide" onclick="return vz.expand(this)" href="http://www.sportishqiptar.com.al/newsite/wp-content/uploads/2012/08/file.jpg">
Vazhdojnë seleksionimet e lojtarëve që mund të jenë pjesë e Elbasanit, ndërkohë që trajneri File pranon akordin me mesfushorin Klevis Roshi
Nga ELTON KARAJ
Dje në kompleksin e vjetër sportiv Shefqet Lamçe, Elbasanit ka zhvilluar fazën e fundit seleksionuese për lojtarët që do të qëndrojnë në skuadër. Ekipi është në ndërtim e sipër dhe pritet që disa prej elementëve që janë në testim tu bashkohen verdhebluve në përgatitjet për sezonin e ri. Në këtë takim testues, ka qenë i pranishëm edhe presidenti Arben Laze, i cili këto ditë ka qëndruar pranë skuadrës. Gjithsesi, kjo nuk ishte ndeshja dhe mundësia e fundit për lojtarët që shpresojnë të kalojnë tek Elbasani, pasi dyshja e stafit teknik, File-Dosti ka vendosur që të organizojë edhe një sfidë tjetër, ditën e martë, për të vëzhguar edhe më shumë lojtarë, që mund të jenë të vlefshëm për skuadrën në të ardhmen. Numri 1 i stoli të elbasanasve, shprehet se seleksionimi i lojtarëve për ekipin e parë nuk ka përfunduar ende, por puna ka hyrë tashmë në fazën finale. Trajneri File theksoi se do të përzgjidhen vetëm ata elementë, që kërkohen për të përforcuar ekipin. Jemi në fazën finale të testimit të lojtarëve, që janë në provë te Elbasani. Pas ndeshjes së sotme (dje), kemi mbetur të kënaqur nga loja e disa individëve të veçantë, por nuk dua të përmend emra, sepse është ende shpejt. Si staf teknik kemi vendosur që ti japim akoma më shumë shanse këtyre lojtarëve, për të treguar aftësitë e tyre, duke organizuar edhe disa takime tjera brenda grupit, ku më e afërta do të jetë ajo e ditës së martë. Por e përsëris, se pjesë e Elbasanit do të bëhen vetëm ata lojtarë që e meritojnë, – shprehet trajneri File. Gjithashtu, ai ka folur edhe për merkaton, ku afrimi i parë, duket se do të jetë ai i mesfushorit elbasanas, Klevis Roshi. File u shpreh se tashmë në skuadër do të afrohen lojtarë të tjerë cilësorë, në mënyrë që skuadra të jetë gati kur të fillojë kampionati i ri. Tashmë duket se Elbasani po kompletohet dita-ditës dhe mendohet se këtë vit do të jetë një nga ekipet pretendente për tu ngjitur ne Superligë.