E Shtunë, 31 Tetor 2026

E gëzofsh datëlindjen dhe me një gol, Armend!

Armend Dallku, sot mbushi 24 vjec. Albania-sport.com i shpreh mbrojtësit të shquar të Kombëtares dhe skuadrës ukrainase Vorskla Poltava urimet më të përzëmërta. U bëfsh 100 vjec Armend dhe me një gol kundër Hollandës, ashtu sic bëri shoku yt i ekipit, Debatik Curri.
Dallku është ndër të vetmit futbollistë që i kanë luajtur të plota minutat në fushatën kualifikuese: 7 ndeshje, 630 minuta. Edhe pse nuk ka shënuar gol (rasti me Luksemburgun ishte flagrant), ish-lojtari i Kosovës së Vushtrisë, FK Prishtinës dhe Elbasanit, ka gjuajtur plot 6 herë, teksa është ndëshkuar edhe me një karton të verdhë.
Dallku, konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha të Hans Peter Briegelit, i cili e futi për herë të parë kosovarin në ndeshjen e humbur 2-0 me Ukrainën në Tiranë, të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2006, ku zuri vendin e Elvin Beqirit të pezulluar. Mbrojtësi atletik dhe i ashpër, i pajisur edhe me dhuntinë e kundërsulmit ka luajtur 16 ndeshje zyrtare me Kombëtaren shqiptare.
Për Dallkun, një nga mbrojtësit më të fuqishëm të kuqezinjve, interesim kanë shfaqur ekipe nga Bundesliga , ku përmendet emri i Borusias së Dortmundit, Energie Kotbus, Eintraht Frankfurt, Hansa Rostok dhe Volfsburgut.

Stafi i Albania-sport.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›