E Shtunë, 31 Tetor 2026

E gjallë 13 ditë pas varrimit

Një grua nga Filadelfia, SHBA, u gjet e gjallë nga familja e saj 13 ditë pasi ata e kishin varrosur. Sharolin Xhekson, 50 vjeçe, ishte denoncuar nga familja e saj si e zhdukur. Një grua e ngjashme me të u gjet në një trotuar të qytetit, e pajetë dhe fotot bardhezi që iu treguan familjes, paraqisnin një ngjashmëri të madhe mes dy femrave. Trupi nuk ishte i mundur të identifikohej nga familja.

Ekzaminimi mjekësor nënshkroi certifikatën e vdekjes dhe shkroi se trupi ishte i Sharolin. Por, pak ditë më parë ajo ishte zbuluar shëndoshë e mirë në një qendër për rehabilitimin mendor në Filadelfia. Djali i saj i dha lajmin e mirë familjes. Xhekson ishte raportuar e humbur që më 18 korrik. Kur më 20 korrik u gjet trupi i një tjetër gruaje, zyrtarët besuan se do të ishte ajo, edhe për shkak të ngjashmërisë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›