E Diel, 1 Nëntor 2026

E gjen gruan ne shtrat me nje tjeter e hedh nga lartesia

TIRANE- E gjen gruan ne shtrat me nje tjeter dhe hedh jaranin nga dritarja e hyrjes se pallatit. Kjo eshte pak a shume ajo qe dyshohet prej policise te kete ndodhur mesditen e djeshme ne nje prej blloqeve te pallateve te reja ne rrugen Mahmut Allushi e cila njihet ndryshe edhe si rruga e Teleferikut ne Tirane. Florid V 21 vjec eshte gjetur i rrezuar dhe i derrmuar nga renia prej lartesise per te cilen hetuesit nuk kane percaktuar ende nese behet fjale per katin e 3-te apo te 4-t te pallatit. Banoret kane deklaruar se nuk e njohin personin e rrezuar i cili eshte derguar ne gjendje te rende ne urgjencen e Spitalit Ushtarak. Mjeket shprehen se Floridi ka plage te renda traumash dhe per policine ishte e pamundur marrja e nje deshmie per sa ka ndodhur. Policia ka shoqeruar thuajse te gjithe personat qe ka gjetur ne katet 3 dhe 4 te pallatit te cilet jane marre ne pyetje ne cilesine e personave qe mund te kene dijeni per ngjarjen. Burimet policore thane per Gazeten se deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme asnje prej te shoqeruarve nuk kishte marre persiper autoresine e ngjarjes dhe asnje femer te ishte sulmuar apo te kishte dijeni. Hetuesit nuk kane perjashtuar pisten e nje tentative vetevrasjeje por gjithsesi sipas tyre nuk ka asnje prove qe te mund ta vertetoje. Policia eshte ne pritje te permiresimit te gjendjes se Floridit ne spital per te marre nje deshmi nga ai per sa ka ndodhur.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›