E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet nje makine policie vdes nje i ri

DURRES-Nje i ri ka gjetur vdekjen si pasoje e nje aksidenti automobilistik gjate oreve te para te mengjesit ne Durres.

Burime nga policia konfirmojne se Relino Braho 16 vjec ka marre drejtimin e nje automjeti policie me targa 1616 qe perdorej nga i ati punonjes policie. Ne automjet se bashku me Brahon ndodheshin dhe 2 te rinj te tjere. Ne oren 0330 minuta ne vendin e quajtur Ura e Dajlanit automjeti ka dale jashte rruge dhe ka rene ne hendek. Si pasoje ka gjetur vdekjen nje nga personat qe ndodhej ne automjet por emri i te cilit ende nuk behet i ditur ndersa I plagosur ka mbetur 14 vjecari Frenklin Sina qe ndodhej ne automjet si pasagjer. Sina aktualisht ndodhet ne reanimacionin ne gjendje te rende pe jeten ndersa drejtuesi I mjetit 16 vjecari Braho nuk ka pesuar asnje demtim.
Policia po ekzaminon vendin e ngjarjes dhe nga hetimet paraprake dyshon se aksidenti mudn te kete ndodhur si pasoje e shpejtesise se madhe dhe lageshtires. Mesohet se te rinjte ishin nisur nga Durresi ne drejtim te Tiranes. Policia ka marre nderkohe ne pyetje dhe te riun 16 vjecar qe ka udhetuar pa patente me automjetin e policise ne drejtim te Durresit.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›