E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Marredheniet me Topin Ne OKB u ulem krah njeri-tjetrit

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha shmang komentet ne lidhje me marredheniet me presidentin Bamir Topi dhe per sulmet qe maxhoranca demokrate ka bere ne adrese te tij. Ne nje interviste dhene per Zerin e Amerikes seksioni shqip Berisha shmangu pyetjet e gazetarit ne lidhje me sulmet qe maxhoranca i ka bere gjate kesaj kohe kreut te shtetit Topi si dhe per marredheniet e ftohta mes tyre. Kur ma shtron ti kete pyetje kur vetem gjysme ore me pare ishim krah me krah me njeri-tjetrin...Kaq eshte pergjigja ime - theksoi Berisha duke qeshur.
Kryeministri theksoi se shpreson qe per Krishtlindje shqiptaret te levizin pa viza drejt Evropes. Jam i sigurt qe shqiptaret do te udhetojne kete Krishtlindje pa viza. Dhe procesi po ecen ne rrjedhen e tij me normale. Ne fakt mund te them se per shqiptaret do tju bej me dije se 6 muaj me pare kur u shtrua problemi ka pasur nje skepticizem por te gjithe ata qe erdhen e i pane gjerat ne vend u larguan me pershtypje teresisht ndofta te ndryshme nga ato qe kishin ardhur.
Dua te rrefej prape se askerkujt e asnje kryetar shteti apo qeverie nuk i kerkoj gje tjeter vecse vleresim te ndershem te atyre qe kemi bere. Se kemi bere te na thone se nuk eshte bere - tha Berisha.
Per sa i perket debateve per akuzat per korrupsion dhe akuzat e ndersjellta mes PD-se dhe PS-se kryeministri u shpreh se institucioni i akuzes po punon. Pergjigja ime eshte kjo cdo ceshtje qe ngrihet jo vetem nga opozita por edhe nga media dhe cilindo nga te gjithe mekanizmat te gjitha institucionet pergjegjese duhet te angazhohen per transparencen e saj. I bindur te jesh ti qe asnjeri nga kjo maxhorance nuk do te kete mbrojtjen me te vogel. Ne rast se rezulton burimi shume i qarte i tyre atehere cfare do ti thote zoti Rama pasi edhe zoti Prifti e ka paditur zotin Rama per shpifje. Fatmiresisht institucionet jane ne veprim - tha Berisha.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›