E gjithë Austria qan Besian Idrizajn
Federata Austriake e Futbollit (ÖFB) i bën homazhet e saj Besian Idrizajt, sulmuesit kosovar të aktivizuar me përfaqësuesen U-21 të këtij vendi, i cili humbi jetën në moshën 22-vjeçare gjatë natës së premte për shkak të një ataku kardiak të dyshuar. Idrizaj, i cili kohët e fundit kishte shprehur dëshirën për të luajtur më Kombëtaren shqiptare, konsiderohet nga Austria si një nga të rinjtë më premtues të këtij vendi. ÖFB do të mbajë një minutë heshtje në nder të ish-sulmuesit të LASK Linz dhe Liverpulit para miqësores së të mërkurës në Klagenfurt kundër Kroacisë. Sulmuesi ishte aktivizuar sezonin e fundit te Suansa Situ FC, në kategorinë e dytë angleze. Idrizaj kishte debutuar në kategorinë e parë austriake në moshën 16-vjeçare me LASK, dhe doli në pah në Europianin Under 17 të 2004. Vitin pasardhës u ble nga Liverpuli.
#