E godet rrufeja, vdes burri

Një shtetas ka gjetur vdekjen në rrethin e Shkodrës, pasi i ra rrufeja. Ngjarja ndodhi pranë lumit Kir, në fshatin Bardhaj. Një kalimtar i rastit, ka njoftuar policinë, duke treguar se në afërsi të lumit gjendej trupi i pa jetë i një shtetasi. Forcat e policisë shkuan në vendngjarje, të cilat konstatuan se personi i gjetur në breg të lumit ishte i vdekur. “Nga ana jonë është bërë i mundur identifikimi i të ndjerit, i cili rezulton të jetë Loro Ndoci, 45 vjeç, lindur në Mazrek, të Komunës Guri i Zi dhe banues në fshatin Bardhaj”-tha policia në komunikatën e saj rreth ngjarjes. Nga veprimet hetimore të kryera dhe nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezultoi se shkaku i vdekjes së 45-vjeçarit ka qenë si pasojë e shkarkimit të një rrufeje.
...