Shembja e pallati, firma të dëmshpërblejë banorët
Gjykata e Gjirokastrës, ka vendosur sot që dëmshpërblimi për banorët e pallatit të shembur, të bëhet nga administratori i pallati, dhe jo nga qeveria. Vendimi erdhi, pasi përfaqësuesi i Avokatit të Shtetit Kristaq Kutra, kërkoi që firma ndërtuese të dëmshpërblente banorët. Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit të Shtetit, duke ndarë çështjen në padi civile. Administratori i firmës duhet t’i kthejë shtetit dëmshpërblimin e 20 familjeve të dëmtuara. Shuma në fjalë është 46 milionë lekë të cilat shteti i dha si kompensim familjeve të prekura nga kjo tragjedi.Trupi gjykues pranoi kërkesën dhe vendosi që cështja të gjykohet e vecuar nga procesi penal në ngarkim të të pandehurve si fajtorë të shembjes së pallatit në lagjen 11 janari të Gjirokastrës. Në gjykim janë dhe Gjergj Mece, Afërdita Papamihali, Admir Shehaj, Petrit Maksuti, Leonard Mustafaraj dhe Alfred Mamani, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”, ndërsa u pushua cështja për aksionierion tjetër të firmës “Arti”, Aristotel Haxhi,pasi sipas prokurorisë nuk kishte kryer asnjë vepër penale, si dhe për inxhinierin Luan Bufi, arkitektin Njazi Cobani dhe gjeologun Thanas Llahana.. Prokuroria dorëzoi dosjen në gjykatën e Gjirokastrës në fillim të marsit të këtij viti. Më 9 nëntor të vitit të kaluar, një pallat në Gjirokastër u shemb plotësisht, pasi pranë tij ishin gërmuar dhera, për ndërtimin e një pallati të ri. Aso kohe, 3 persona gjetën vdekjen, dhe disa të tjerë mbetën të plagosur lehtë. Pas ngjarjes në pallatin pesë katesh, rreth dhjetë familje mbetën të pa streha.
...