E Shtunë, 31 Tetor 2026

E hëna e gjykimit e pret sot Tiranën

Analiza

Post-humbja e Tiranës në Holandë me Utrehtin me rezultatin e thellë 4-0, ka bërë të shpërthejnë polemikat mbi ndershmërinë e futbollit shqiptar në Kupat e Europës, duke rizgjuar ashpër një fenomen të vjetër që i shoqëron shqiptarët çdo verë. Drejtuesi i lartë i klubit bardheblu, edhe pse ka dyshimet e tij, nuk preferon t’i thotë ato publikisht. Ndërkohë që thekson se gjithçka ai ka për të thënë, do ta thotë në mbledhjen analizë që klubi do të bëjë sot. “Unë nuk dua të futem në debate, është shitur apo jo ndeshja, por të hënën do të bëjmë një analizë të thellë, duke u ndalur te reparti difensiv. Ndërkohë që dita e sotme pritet të shënojë edhe konkretizimin e një nisme të FSHF-së, e cila nga goja e sekretarit të përgjithshëm të saj, Eduard Prodani, ka premtuar nisjen e një hetimi për të gjitha dyshimet për trukim të ndeshjes Utreht-Tirana (4-0), të stimuluar edhe nga UEFA.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›