Ultimatum Sinanit: Firma? O sot o kurrë
Vioresin Sinani, një ndër futbollistët më të njohur të kampionatit shqiptar, pas një eksperience 6-mujore te Besa, për momentin e ka të paqartë të ardhmen e tij. Ndërkohë që klubi Vllaznia ka shprehur interesin për futbollistin, i cili ka qenë ikonë e kësaj skuadre në 10-vjeçarin e fundit. Për këtë arsye, kuqeblutë i kanë drejtuar një ofertë bomberit të njohur të kampionatit shqiptar, i cili do të ishte një përforcim i mirë për skuadrën, e cila është treguar e vonuar në merkato edhe për shkak të problemeve të saj të brendshme. Sinanit i është dhënë një ofertë nga ana e presidentit Valter Fushaj dhe tani pritet shumë shpejt, madje që sot, që të jepet një përgjigje nga ana e Sinanit. Vetë lojtari, aktualisht me pushime jashtë Shqipërisë, mund të kërkojë më shumë kohë për të parë projektin e kuqebluve.
#