E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti Rama-Berisha: Kufizojmë imunitetet

Sali Berisha dhe Edi Rama shtrënguan dje duart, duke i dhënë "ok" kufizimit të imunitetit të zyrtarëvë të lartë. Ata ishin të ftuar në një aktivitët të organizuar nga Kuvendi, "Europian Movement Albania" dhe OSBE me rastin e 2-vjetorit të nënshkrimit të MSA-së. Kryeministri kërkoi konsensusin e opozitës për të konkretizuar nismën në Parlament. Kjo deklaratë u pasua nga angazhimi i kryesocialistit Rama, së diçka ë tillë do të ndodhë shumë shpejt.

Berisha

Kreu i qeverisë vlerësoi së heqja e imunitetit të zyrtarëve, një Shqipëri pa imunitarë, do të përbënte një kusht sinë qua non për një luftë të suksesshme kundër korrupsionit. "Në një klimë pozitivë politikë në vend, në një klimë kur qeveria dhë opozita kanë marrë përgjegjësi të mëdha për një reformë të thellë", u shpreh Berisha. Në një klimë, nënvizoi ai, kur të dyja forcat kryesore politike dhe të tjerë aleatë të tyre dëshmuan një vullnet të hekurt për të vendosur një sistem zgjedhor anti-Dushk, një sistem zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, një sistem zgjedhor në të cilin vota e qytetarëve shqiptarë behet e barasvlershme, në të cilin vullneti i lirë i qytetarëve nuk mund të devijohet dhe të manipulohet, siç ka ndodhur vitet e fundit. Berisha shprehu bindjen se, po këta faktorë do ta shohin së bashku edhe heqjen e imunitetit, i cili nuk mund të jetë problem i 84 votave, nuk mund të jetë objekt i njëanshëm. "Ai duhet të jetë çështje e një konsensusi të vërtetë, e një vullneti. Në nuk bëjmë asgjë tjetër, vërsë atë që ligjvënësit amerikanë kanë bërë 200 e ca vjet më parë, kur ngritën Kushtetutën e tyre, të cilët nuk u njohën kongresmenëve dhe senatorëve të tyre imunitet për krimet e zakonshme dhe korrupsionin", theksoi Berisha. Kryeministri e cilësoi heqjen e imunitetit një standard ndaj të cilit duhet të përkulemi që të gjithë. "Për çështje politikë do të këtë gjithnjë imunitet, heqja dorë nga imuniteti për çështje jo politikë përbën një zhvillim shumë të madh edhe për drejtësinë shqiptarë, e cila nuk do të përballët më dhunën e imunitetit në ushtrimit e detyrës dhe funksionit, e cila do të behët më ë pavarur në funksionimin ë saj", vijoi Berisha.

Rama

Kreu i opozitës, Edi Rama, falënderoi ambasadorin Xhon Uidhërs, për kontributin e tij, edhe me sugjerimet konkretë, për mënyrën së si duhet t‘i përqasemi kësaj problematikë edhe nga ana tjetër. "Dua të them së në jemi të hapur ta diskutojmë çështjen e kufizimit të imunitetit, pasi në gjykojmë së sot nuk kemi kushtet e gjuetisë së shtrigave të deri një viti më parë", u shpreh Rama. Partia Socialistë, shtoi ai, ka qenë në kërkim të një konteksti kushtesh, ku punët e opozitës dhe të qeverisë të jenë të ndara prerazi kur është fjala për çështjet ku alternativat politikë në demokraci janë të papajtueshme, për vetë natyrën e sistemit. "Por jemi bashkë kur është fjala për axhëndën kombëtarë të demokratizimit, modernizimit dhe integrimit", garantoi Rama. Ai u shpreh së nuk është dakord me qeverinë për gjëndrën ekonomikë dhe shoqërorë të vendit, për cilësinë e qeverisjes dhe situatën tejet të rëndë sot e gjithë ditën në sektorët jetikë. "Nuk mund të mjaftohemi më denoncimin e korrupsionit, por duhet të nxitim dhe të bëjmë të mundura reformat e demokratizimit dhe modernizimit", nënvizoi Rama. Kreu socialist tha së jo më vonë së në vjeshtën e ardhshme, pavarësisht skepticizmit, pavarësisht përpjekjeve dashamirëse për të na ë ngadalësuar në këtë proces, sepse në fund të fundit, thjesht dhe vetëm marrja dhe plotësimi i 4300 pyetjeve për të bërë aplikimin do të na tregojë konkretisht e realisht, shumë e shumë gjëra dhe do të na hapë shumë e shumë fronte konkretë punë për sa i takon integrimit në BË. "Për këtë qëllim, grupi ynë parlamentar do të çojë shumë shpejt në Kuvendin ë Shqipërisë një projekt rezolutë dhe do t‘ju kërkojë të gjitha forcave politikë parlamentarë, që ta miratojnë atë për t‘i kërkuar qeverisë së jo më larg së vjeshta e ardhshme ta paraqesin kërkesën për të aplikuar për statusin ë vëndit kandidat për në BË", premtoi Rama.

Përplasjet

Takimi i MSA-së, batutat mes Metës, Berishës dhe Ramës

Takimi i organizuar dje prej Kuvendit, "Evropian Movement Albania" dhe OSBE-së ka shërbyer si vendtakim për Ramën, Metën dhe Berishën. Në një rast të tillë nuk kishin si të mungonin surprizat mes drejtuesve të vendit. Kreu socialist, Edi Rama, sapo hyri në sallë evitoi dhënien e dorës për Kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit mori fjalën dhe teksa fliste për forcimin e demokracisë në sallë, u dëgjua një e qeshur e kreut të Lëvizjes Socialistë për Integrim. Berisha ndërpreu fjalimin dhe lëshoi një batutë, dukë thënë së "qesh qesh, por për të qeshur është kur ngre komitetin e shpëtimit të dushkut". Por batutat nuk janë mbyllur më kaq. Në fund të fjalës së Kryeministrit është ftuar në foltore kreu i opozitës, Edi Rama. Ai akuzoi Berishën për çështjen e tenderit të kartave të identitetit dhe ndërhyrjet që i janë bërë. Ndonëse axhenda ishte hartuar nga organizatorët, Berisha ka shfrytëzuar momentin që t‘i kthejë përgjigje Ramës në fund të fjalës së tij. Kryeministri garantoi proces të ndershëm të hartimit të dokumenteve të identifikimit, ndërsa ftoi Ramën dhe deputetët e opozitës të marrin gjitha dosjet dhe t‘i studiojnë në imtësi. Kësaj ftesë, Rama i është përgjigjur më batuta, dukë i kujtuar kreut të qeverisë së "më dosjet kemi lënë të merret prokuroria, sepse nuk është detyra jonë". Rama nguli këmbë së më këtë mënyrë së si po ecën procesi i hartimit të kartave është në rrezik garantimi i të drejtës së votës së qytetarëve. Nga ana ë tij, Kryeministri theksoi së detyrimi më i madh i kësaj qeverie është të bëjë çdo përpjekje për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Në momentin kur do merrte fjalën Meta, Kryeministri, kreu socialist dhe funksionarët e selisë rozë lanë sallën. Meta tha së "meqenëse ikën dy drejtuesit e lartë të ekzekutivit, po flas në cilësinë e kreut të komisionit të integrimit, por edhe të opozitarit, sepse deri tani nuk u bë opozitë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›