E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Bundestagut Gjerman, në Tiranë më 11-13 maj

Presidenti i Bundestagut Gjerman, dr. Norbert Lammert, do të vizitojë Shqipërinë në datat 11-13 maj. Lammert ka pranuar ftesën e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe pritet të mbërrijë në Tiranë ditën e diel. Gjatë takimeve me zonjën Topalli, Presidentin e Republikës, Bamir Topi, dhe Kryeministrin Sali Berisha, do të bisedohet mbi marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve dhe parlamenteve.

Përveç takimeve me përfaqësuesit kryesorë të shtetit shqiptar, do të zhvillohen edhe biseda me përfaqësues të partive drejtuese të opozitës në vend, si dhe do të bisedohet me përfaqësues të komuniteteve më të mëdha fetare shqiptare mbi bashkëjetesën fetare në vend. Të hënën, dr. Lammert do të mbajë një fjalim edhe në seancën plenare të Kuvendit Shqiptar. Të dy presidentët e parlamenteve do të vihen në dispozicion të pyetjeve të studentëve gjatë

një vizite në Fakultetin e Gjermanistikës në Universitetin e Tiranës. Studentë të rinj shqiptarë, të diplomuar në universitete, marrin pjesë për vit në programin "Praktikë ndërkombëtare parlamentare" organizuar nga Bundestagu Gjerman.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›