E kaluara izraelite fiton në Prishtinë
Filmi izraelit “To See If I'm Smiling - Lir’ot Im Ani Mehayechet” (Të shoh a jam duke qeshur), i autores Tamar Yarom, u shpall fitues i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar “Dokufest 2008” në qytetin e Prizrenit, i cili u mbyll mbrëmë vonë me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Në këtë film të vlerësuar nga juria, tregohet historia e disa grave veterane që u munduan ta varrosin të kaluarën, dhe më në fund flasin hapur për përvojën e tyre nga koha kur ishin ushtare. Edhe vitin e kaluar në “Dokufest” fitoi një film izraelit “9 Star Hotel” (Hoteli me 9 yje), i autorit Ido Haar.
Juritë me anëtarë nga vende të ndryshme dhe vendas ndanë edhe disa çmime të tjera, ndërsa çmimin e publikut e fitoi filmi “Dy rrëfime dashurie”, i autores Shota Bukoshi nga Prishtina. Në edicionin e shtatë të “Dokufest”-it, të hapur solemnisht më 4 gusht, konkurruan 139 filma nga 49 shtete, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën. Shumica e këtyre filmave që u shfaqën në katër kinema - gjithnjë plot me shikues - ishin nga SHBA, Anglia, Spanja dhe Gjermania.