“E kam për nder që kam qenë avokat i Berishës”
Autori i Lajmit: red.
“Gjykatat duhet të jenë të pavarura në vendimet e tyre. E di shumë mirë që ka ndërhyrje. Problemi qëndron te fakti se sa është e zonja vetë trupa gjyqësore dhe gjykatat të reflektojnë pavarësinë dhe ta ndjejnë veten vërtet të pavarur”
Neshat Fana, i sapozgjedhur në postin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, deklaron se kulmi i karrierës së tij profesionale është mbrojtja e Sali Berishës, por nga ana tjetër nuk është kjo cilësia që i dha votat e deputetëve. Sipas tij ai ka mbrojtur dhe shumë politikanë të tjerë si ish-ministra apo ish-presidentë. Juristi 47-vjeçar, me një karrierë të pasur si prokuror dhe avokat, ka mbrojtur ish-liderin e opozitës dhe Kryeministrin e sotëm në sallën e gjyqit, për akuza të rënda si ajo e kryengritjes së armatosur të 14 shtatorit 1998. Fana pohoi dje në një deklaratë publike gjithashtu se ka segmente të caktuara të politikës që nuk janë të interesuar për një drejtësi të pavarur. Madje sipas tij segmente të caktuara janë të lidhur me krimin. Por në këtë drejtim, sipas tij, një rol të rëdësishëm ka dhe vetë trupa gjyqësore dhe këmbëngulja e saj për të qenë e pavarur. Lidhur me mosvotimin e opozitës për të, Fana tha se kjo është krejt normale edhe pse theksoi se në respektim të procedurave nuk duhet të zbatohen dy standarte.
Fana e konsideron një përplasje boshe, konfliktin mes ministrit të Drejtësisë dhe nënkryetarit të KLD-së. “Përplajsjet për kompetenca janë të padenja. Nuk ka pse të ushqehet ky debat”, - tha ai.
Deklarata
Anëtari më i ri i Këshillit të Lartë të drejtësisë e konsideron si një sukses të madh mbrojtjen e figurave të rëndësishme politike. Sipas tij për çdo avokat do të ishte një nder të mbronte figura të pushtetshme. ”Unë jam ngarkuar të mbroj interesat e zotit Berisha por dhe të shumë njerëzve të tjerë të politikës e pushtetit. Më ka rastisur që gjatë kohës në prokurori të hetoj e gjykoj njerëz të ndryshëm deri në ministra e ish-presidentë të Republikës. E njëjta gjë më ka ndodhur dhe më pas. Kjo në aspektin e kënaqësisë profesionale është e rrallë. Natyrisht ka qenë puna ime që ka krijuar besim”, - tha ai. Fana kundërshton lidhjen që bëhet mes të qënit avokat i Berishës dhe zgjedhjes si anëtar i KLD-së. Sipas tij këto janë thjesht insinuata politike sepse realisht Berisha është jashtë këtij procesi dhe nuk ka asnjë lidhje. Anëtari më i ri i KLD-së mendon se duhet shumë punë për një drejtësi të pavarur. Sipas tij ka segmente të caktura të politikës që nuk ecin në këtë linjë apo segmente të tjera që janë të lidhur me krimin. Por Fana thonë se në këtë drejtim duhet të punojë jo vetëm politika por dhe vetë gjyqësori. “Gjykatat duhet të jenë të pavarura në vendimet e tyre. E di shumë mirë që ka ndërhyrje. Problemi është se sa ë e zonja është vetë trupa gjyqësore dhe gjykatat për të reflektuar pavarësinë dhe ta ndjejnë veten vërtet të pavarur”, - deklaron ai. Ish-avokati i Berishës e konsideron si mëse normale qëndrimin e opozitës e cila nuk votoi për emërimin e tij si anëtar i KLD-së edhe pse pohon se nuk duhet të përdoren dy standarte. “Nëse flitet për standarte duke përjashtuar mundësinë e diskutimit të emrave, duhen parë procedurat. Presidenti sjell emrat për Gjykatën e Lartë për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Atëherë përderisa janë këto procedura nuk duhet të zbatohen dy standarte”, - u shpreh ai.
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008