Një pjesë e opozitës vazhdon të jetë e kapur nga Berisha
Autori i Lajmit: red.
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta vizitoi dje njësinë bashkiake numër 11. Duke bashkëbiseduar me përfaqësuesit e komunitetit të zonës së "Bregut të Lumit", ai shprehu shqetësimin për Qeverinë e Kryeministrit Sali Berisha e cila e ka lënë në harresë këtë zonë. “Për fat të keq ky komunitet është i harruar nga vullneti i mazhorancës për të asistuar këtu me projekte dhe fonde konkrete për ju, si për çështjen e legalizimeve që Berisha premtoi me bujë të madhe para zgjedhjeve vendore se do legalizonte të gjitha ndërtimet e shqiptarëve, si edhe për zgjidhen e problemeve të tjera ekonomike e sociale apo të tjerë probleme që ju keni”, - u shpreh Meta. Ai shtoi se Qeveria në vend që të pranojë dështimet e saj për mosmbajtjen e premtimeve, përkundrazi gënjen dhe mashtron. Kjo është një qeveri theksoi Meta, e cila sot ka një Kryeministër që duhet të ishte para drejtësisë për shkak të tragjedisë së Gërdecit, por i cili jo vetëm që nuk është përballë drejtësisë por i bënë karshillëk drejtësisë, i bën karshillëk Presidentit, i bën karshillëk Gjykatës së Lartë, Prokurores së Përgjithshme dhe të gjithë institucioneve me radhë. Por Meta nuk la pa përmendur edhe bashkëpunimin e lidershipit të Partisë Socialiste me Kryeministrin Berisha duke e quajtur Ramën si të papërgjegjshëm. Sipas tij lideri i PS-së, i dha oksigjen Sali Berishës kur ai ishte më i dobët se kurrë për shkak të përgjegjësisë që kishte për tragjedinë e Gërdecit. Meta theksoi se është një problem për gjithë vendin që ka një Berishë në krye, por më e keqja është kur një pjesë e opozitës është praktikisht e kapur nga Sali Berisha. Meta garantoi të pranishmit se LSI-ja është bërë dhe do vazhdojë më tej të bëhet një opozitë gjithmonë më e fuqishme, për të gjithë ata shqiptarë që duan të dalë njëherë e mirë vendi jonë nga tranzicioni dhe të shkëputet njëherë e mirë nga Berisha. “LSI-ja është një opozitë e fuqishme, jo një opozitë farsë, një opozitë e shëndoshë dhe serioze dhe jo një opozitë që largohet nga problemet dhe sfidat madhore që ka vendi, dhe jo një opozitë që në darkë puthet me Saliun dhe në mëngjes bën sikur bën opozitë, një opozitë që ballafaqohet me Saliun dhe jo ti kthejë faqen tjetër kur Saliu i godet me shpullë’, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008