“Me LSI, do takohemi pas Zgjedhjeve”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Kryetari i PSD Skënder Gjinushi ka shpjeguar në një intervistë për “Ballkan” arsyet se përse PS dhe PSD do të dalin përfundimisht të vetme në zgjedhjet e 2009-ës, si dhe përse nuk do të ketë një koalicion të gjerë me partitë e tjera të majta LSI, PDS dhe PAD. Gjinushi gjithashtu ka treguar mënyrën se si do të vijë e majta në pushtet dhe marrëveshjen që do të bëjnë të majtët për të qeverisur pas zgjedhjeve të 2009-ës, duke thënë se pushteti do të ndahet sipas vendeve që do të marrë secila parti në parlament. Ai ka mohuar përfundimisht që të ketë një marrëveshje parazgjedhore me LSI, pasi këta të fundit kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre dhe forca më e madhe dhe më e rëndësishme në zgjedhje do të jetë PS dhe PSD. Pasqyrimi i përçarjes në zgjedhjet për Komunën e Kasharit ka qënë dhe një nga çështjet që kreu i PSD ka komentuar duke thënë se ky precedent ndarjeje rrezikon seriozisht zgjedhjet për 2009-ën.
Përsëri ka fituar e majta me vota në Kashar, por pushtetin e ka marrë e djathta, kështu do të shkohet dhe në zgjedhjet e 2009-ës nga e majta?
“Një nga arsyet që u bë një ndryshim në sistemin zgjedhor është pikërisht kjo, që të evitohej efekti i ndarjes së votave, pra efekti negativ. Pra Berisha në 2005-ën erdhi në pushtet, jo sepse mori më shumë vota, madje këtë e ka pranuar dhe vetë në një moment deliri, që ai qeveris me 41%, pra ka më pak se e majta deputetë, pra pranoi që ai fitoi në sajë të “Dushkut”. Nuk u zbatua sistemi kushtetues në zgjedhje, pra ajo që ne quajmë “Dushk” dhe që nuk e ka kuptuar asnjë deri më sot dhe nuk duan ta kuptojnë të vërtetën, është se ne aplikuam një sistem zgjedhor që ndryshon nga ai që ka Kushtetuta. Dhe pikërisht ky sistem e kthente në fakt sistemin me 100 vende në parlament në mazhoritar dhe në këtë sistem çdo parti hyn me një kandidat, dhe pati nga e majta parti që hynë me dy dhe tre deputetë dhe këtu ishte dhe defekti ynë. Pra nuk ka qënë vetëm efekti LSI ai që na dëmtoi, por dhe mosrakordimi brenda aleatëve të majtë, sepse vendosëm të gjithë kandidatë. Pra ky efekt u pasqyrua dhe në Kashar, u konkurua për kryetar dhe e majta kishte tre kandidatë dhe ky konfrontim kandidatësh bëri që PD të fitojë me më pak vota se në 2007-ën, kur i humbi zgjedhjet. Madje kandidati i saj ka marrë më pak vota se sa në 2005-ën, kurse e majta absolutisht ka thelluar diferencën. Unë i thashë dhe në Kuvend që ata po gëzojnë kot për Kasharin dhe kështu dilni dhe në 2009-ën, siç dolët atje dhe jeni të humbur. Me sistemin spanjoll, atë që po miratojmë në Kushtetutë, është më proporcional se sa sistemi i deformuar i mëparshëm. Por ndarja e votës së majtë, nuk na çon në humbje, sigurisht që çdo ndarje e dobëson të majtën, por nuk e kompromenton. Prandaj, në 2009-ën fitorja e të majtës nuk diskutohet dhe të mos harrojmë se e djathta dhe vetë PD është super e përçarë, në fund të fundit e majta ka disa parti dhe disa figura, pra e majta nuk është vetëm, nuk është me një që është “vet zot e vet shkop”, aq më tepër nuk ka në krye një të papërgjegjshëm, një super të korruptuar, një super të inkriminuar. Por e majta është brenda vetes pluraliste, ku është PS dhe PSD dhe, nga ana tjetër LSI me aleatët e saj. Por dhe kjo demokraci ndonjëherë është keqpërdorur për hir të së vërtetës. Unë besoj se ka shumë orekse. Ku formula është shumë e thjeshtë, të marrim njëherë pushtetin dhe më pas të mendojmë për ndarjet dhe, jo hajt t’i ndajme dhe secili ndan sipas oreksit të vet dhe pastaj fitorja. Kjo praktikë e vështirëson fitoren, por ama në çdo rast e majta ka vetëm këtë problem, është më demokratike, më e bazuar në elektorat. Dhe këtë e tregoi dhe Kashari, që elektorati i majtë është një, shkon dhe tek i pavaruri, dhe tek PS dhe tek LSI, pra kemi të njëjtët votues, të njëjtin program, s’ka divergjenca programore. Kjo fitore kërkon vetëm një mirëkuptim dhe një taktikë më të zgjuar nga të gjithë për zgjedhjet e 2009-ës. Prandaj e kam theksuar dhe më parë, por këta nuk po e kuptojnë ende që, LSI dhe PDS e të tjerë, do të dalin më vete në zgjedhje dhe dihet tashmë. Madje dhe sistemi proporcional i zgjedhur është bërë sepse dihet që e majta nuk do të hyjë si një grup i vetëm, por do të hyjë në bazë të një grupimi të madh që është PS dhe PSD dhe LSI do të hyjë më vete, ose vetëm fare, ose me ndonjë aleat. Me një taktikë të tillë fitorja është e sigurtë, në qoftë se do të lejohet copëzimi, atëherë kjo është e rrezikshme. Pastaj në një sistem si ky proporcional rajonal që ka prag të lartë, në rast se copëzimi është i madh, natyrisht që ka efekte si shembulli i Kasharit për kryekomunarin. Pikërisht fenomeni Kashar nuk duhet të ndodhë, derisa po shkruhet Kodi i ri, hapësirat për bashkëpunim me LSI ekzistojnë, ku çdo parti do të masë forcën e vet dhe më pas do të përfaqësohet në koalicionin paszgjedhor sipas përfaqësisë së saj në Parlament. Nëse PD do të luftojë me listat dhe kandidatët e saj, por të mos harrojmë se votat bashkohen në raport me kundërshtarin, pra që të mos kemi humbje vendesh në mënyrë artificiale. Pas situatës që u krijua në Kashar më i rëndësishëm është bashkëpunimi PS dhe PSD për zgjedhjet e 2009-ën, se sa raportet me LSI, kur dihet që këto raporte me ne janë të paracaktuara. LSI ka një taktikë të vetën, do me çdo kusht të luajë rolin e forcës përcaktuese dhe me deklarata tashmë të shprehura që nuk të çojnë në fitore. Janë ambicjet e LSI, por në fund të fundit ajo do të përpiqet të mbrojë votat e saja. E rëndësishme është që vota e majtë për dy partitë tradicionale PS dhe PSD të arrijnë në zgjedhje me sa më pak rrjedhje votash. Përsa i përket më pas, pushtetit, ne, por edhe ata, do të arrijmë një marrëveshje për të qeverisur së bashku, por e përsëris sipas vendeve në parlament edhe ndarja.
Kush e mban në pushtet Berishën, reformat, aleancat fluide, apo dosjet?
“Së pari mungesa e një reagimi konform standarteve demokratike nga ana e opinionit publik, medias dhe popullit në përgjithësi. Në një demokraci normale, çdo qeveri që do kishte bërë një ndër skandalet e qeverisë Berisha, do të kishte rënë, pra do të dorëhiqej minimalisht. Do të ishte e mjaftueshme ngjarja e Gërdecit, vjedhja shekullore dhe masive në rrugën Durrës-Kukës, do të mjaftonin skandalet e panumërta që denoncohen përditë, fliten dhe përfliten dhe këtë radhë jo si shpifje, por me fakte konkrete, që lidhen drejt për drejt me klanet qeverisëse të Kryeministrit. Do të ishin të mjaftueshme, përplasjet e rënda institucionale, duke filluar që nga akuza e papërgjegjshme për ish-presidentin Moisiu, duke vazhduar me kapobandë për ish-prokurorin Sollaku, që kjo qeveri apo ky kryeministër të ishte larguar, të kishte hapur krahun. Së dyti, patjetër që në një demokraci normale një qeveri që ka këto rezultate, të marrim që ky opinion publik ka fituar një imunitet ndaj skandaleve qeveritare, atëherë do të mjaftonin vetëm rezultatet e ekonomisë, efektet sociale, të kësaj krize ekonomike. Pra në një vend ku rritet çmimi i bukës deri në herë, i miellit, rriten çmimet në përgjithësi dhe ku rëndohet çdo ditë gjendja e shtresave kryesore sociale që nga pensionistët, të papunët, fermerët, fshati në tërësi dhe buxhetorët. Patjetër që në kushte të tjera kjo qeveri do të ishte larguar, minimumi do të ishte zëvendësuar me një qeveri tjetër, ndofta po të të njëjtit krah dhe me një tjetër kryeministër. Prandaj ne e kemi theksuar vazhdimisht që një ndër defektet e shoqërisë sonë është mungesa e reagimit. Sepse demokracia nuk ushtrohet një herë në katër vjet, por çdo ditë. Kjo tregohet mjaft mirë në vendet e zhvilluara ku kryehen sondazhe, ky nga ai del dhe vlerësimi i opinionit publik, dhe në bazë të këtij vlerësimi një qeveri bie nën 50% atëhere patjetër që ka një reagim popullor që çon në ndryshimin e qeverisjes”.
Shikojmë që vazhdimisht ka lëvizje grupesh në Parlament, por dhe individësh, duke shkuar sa djathtas dhe majtas...
“Këtë qeveri e mban vetëm korrupsioni, inkriminimi dhe imoraliteti i një numri të madh deputetësh. Tani kemi një kuvend ku nuk ka më moral politik, sepse baza e tij është respektimi i mandatit. Mandati nuk është një fjalë me të cilën duhet të bëjmë filozofi por është një kontratë, marrëveshja kryesore që ndërmerr apo lidh një parti me një politikan, kushdo që kandidon. Eshtë kjo kontratë që bën me zgjedhësit në fushatë, ku premton një program përkundrejt votës, premton mbrojtjen e interesave të caktuara përkundrejt votës. Dhe që në mënyrë të sintetizuar kjo shprehet se politikani dhe partia kujt krahu i takon. Dhe ne pamë dhe po shikojmë në mënyrë të paturpshme që mandate të majta, parti, individë që kishin kërkuar votën të majtëve, të nesërmen mbështetën një qeveri të djathtë, dhe kjo qeveri i heq nga puna. Pra njerëzit hiqen nga puna me votën e tyre, iu rriten taksat me votën e tyre, nuk iu rriten pagat dhe pensionet dhe rriten çmimet, me votën e tyre. Dhe njerëzit shpresojnë për ditë, duke parë Berishën të hakërrehet nëpër ekranet televizive ndaj institucioneve, bandave, ndërkohë që është vetë kapobandë dhe e bën një gjë të tillë me votën e majtë. Prishja e kësaj kontrate nga këta deputetë do të thotë që të godasësh themelin e demokracisë. Pra në demokraci shitja e mandatit, deformimi i tij dhe keqpërdorimi është gjëja më e palejueshme dhe kjo quhet ndryshe trafik deputetësh, ky trafik është shkalla më e lartë e trafikut të qenieve njerëzore. Sepse kemi trafik prostitucioni, droge, pra këto janë fenomene shumë negative, por dihet përse bëhen dhe ndodhin, janë probleme sociale. Dhe kur ky trafik mbërrin deri në Kuvendin e Shqipërisë, patjetër që ky sistem është i kërcënuar rëndë dhe këtë e shikojmë përditë se si krijohen grupe, nëngrupe dhe mbigrupe. E patë sesi me votat e majta iu zgjat dhe dy vjet të tjera mandati Berishës, pra me zgjedhjen e Presidentit, kur e majta kishte të gjitha mundësitë të impononte zgjedhje të parakohëshme dhe një ndryshim në qeveri. Dhe ne e paralajmëruam se me zgjedhjen e Presidentit nuk zgjidhim krizën, ajo nuk është presidenciale, por qeverisëse, kryeministrore. Shqipëria do të shpëtonte nga kriza në rast se ndryshonte kryeministri dhe jo të ndryshonte Presidenti, por edhe me këtë ndryshim ne nuk fituam ndonjë gjë. Presidenti Topi tani po përpiqet të ngrihet në lartësinë e Moisiut, që të ruajë një pavarësi të institucioneve, u pa me mandatet për Gjykatën e Lartë, gjë që nuk u pa me emërimin e Kryeprokurores. Pra në rastin më të mirë do të kemi një President të modelit Moisiu. Dhe kjo qeveri mbahet pikërisht me mandate të blera, të shitura, me kompromise, me klane, të cilat ai i ka quajtur klanet më të errëta dhe madje më të zhgënjyerit dhe të tradhëtuarit janë vetë demokratët. Dhe Berisha sot krenohet.
Plarent Shehu
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008