E kap infarkti, vdes ne tarrace i moshuari
TIRANE - Vdes nga nje infarkt 72-vjecari ne kryeqytet. Sokrat Cobo, ka ngelur i vdekur mengjesin e djeshem ne tarracen e pallatit te tij, ku kishte shkuar per te pare depoziten e ujit. Por, sapo eshte ngjitur ne katin e peste te nje pallati, ne afersi te shkolles se mesme, "Petro Nini Luarasi", ai ka rene ne solete, duke humbur dhe jeten. Te gjithe kete skene e ka pare nje tjeter banor, i cili jetonte ne nje pallat te ri, ne nje kat me lart se ai ku kishte ndodhur ngjarja. Ai ka njoftuar policine dhe kane derguar trupin e viktimes ne morgun e kryeqytetit, ku i eshte bere ekspertiza per te nxjerre shkakun e vdekjes. Sipas te dhenave, Cobo kishte nderruar jete nga infarkti. Nderkaq, sipas te dhenave, i moshuari jetonte vetem, pasi familja e tij ishte ne Greqi, ne qytetin e Selanikut.
A.C