E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbeten ne burg doganieret e Beratit

BERAT - Burg pa afat ka vendosur Gjykata e Faktit Berat per dy zyrtaret e deges se doganes arrestuar tri dite me pare me akuzen e korrupsionit pasiv.
Nen masa te larta sigurie, Hodo Hasani, ish-kryetar i deges se doganes dhe punonjesi i pranimit, Shaban Danushi, jane paraqitur paraditen e djeshme para togave te zeza per te zhvilluar seancen e pare per vleresimin e mases se sigurise.
Gjyqtarja Fatime Velcani, pasi ka degjuar akuzen e perfaqesuar nga prokurori Klodian Braho dhe fjalet e avokateve mbrojtes, ka vendosur te lere ne burg pa afat dy te ndaluarit, duke vleresuar te ligjshme masen e arrestit. Vete te akuzuarit nuk kane pranuar te flasin ne lidhje me akuzat, por jane kufizuar te thone vetem se nuk i pranojne ato. I pari qe ka mberritur ne gjykata ka qene ish-drejtuesi i doganes, i cili eshte njohur me vleresimin e mases se sigurise, ndersa pas tij ka qene punonjesi i pranimit. Dy zyrtaret e deges se doganes Berat u arrestuan tri dite me pare, pas nje survejimi nga ana e sektorit te krimit financiar prane Drejtorise se Policise se Qarkut Berat, ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, ne kuader te operacionit FASON. Sipas burimeve policore, dy zyrtaret jane arrestuar ne flagrance pas denoncimeve te shumta nga perfaqesues te biznesit per marrje ryshfetesh ne kembim te lehtesirave doganore. Deklarimet e tyre jane paraqitur ne seancen e djeshme ne cilesine e proves materiale dhe jane pranuar nga gjykata.
Eriola Hazizolli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›