E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet nga lartesia, vdes 57-vjecari

GRAMSH - Hidhet nga lartesia dhe vdes 57-vjecari me origjine nga Gramshi. Shkelqim Velcani, me banim ne Durres, eshte veteflijuar duke u hedhur nga tarraca e katit te trete ne nje lokal ne qytetin e Gramshit. Ngjarja ka ndodhur dje ne oret e para te mbremjes. Sipas deshmitareve okulare, Shkelqim Velcani eshte ngjitur ne tarrace dhe me pas eshte hedhur qellimisht nga lartesia. Renia ne asfalt ka qene me pasoja fatale. 57-vjecari ka nderruar jete gjate rruges per ne spital. Sipas te dhenave te para te policise dhe grupit hetimor Shkelqim Velcani eshte vetevrare ne kushte te renda depresive. Te njejtat burime cituan se 57-vjecari eshte i divorcuar. Hetuesit po punojne per te zbardhur rrethanat e vetevrasjes.
F.S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›