E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset 32-vjecari, mister autoret

Fier - Nje 32-vjecar, banor i lagjes "Mustafa Matohiti" te qytetit te Patosit eshte qelluar tre here me thike per nje zenke banale. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bene te ditur se Besnik Hoxha eshte goditur ne gjoks, ne brinje dhe ne shpine. I plagosuri eshte derguar ne repartin kirurgjikal te spitalit rajonal te Fierit. "Gjendja e tij eshte e rende, pohuan mjeket, te cilet ende nuk jane ne gjendje te percaktojne nese i plagosuri ka dale nga faza e rrezikut per jeten. Ndersa policia po punon per identifikimin dhe kapjen e autorit, burime nga uniformat blu bene te ditur se i demtuari nuk mund te merret ne pyetje, pasi nuk eshte ne gjendje te flase.
Xh.B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›