E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushke babait per token

Fatos Salliu
Nje 27-vjecar, nga rrethi i Peqinit, akuzohet se ka kanosur me arme babane e tij te moshuar, pas nje konflikti per motive pronesie. Policia e Peqinit ka arrestuar ne flagrance duke u gdhire dita e djeshme 27-vjecarin Arben Balla, me banim ne fshatin Bishqem, te komunes Pajove, ne nenprefekturen e Peqinit. Ai akuzohet nga uniformat blu se ka kanosur me arme te atin, Selman Balla, 74 vjec. Ka qene vete i moshuari qe ka denoncuar djalin, duke treguar gjithe rrethanat ne te cilat ndodhi konflikti mes tij dhe te birit.
NGJARJA
Uniformat blu thane se ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne shtepine e familjes Balla. Sipas policise vendore, mes te atit dhe te birit ka pasur konflikte te vazhdueshme per nje siperfaqe toke, e cila pretendohej prej te dyve. Konflikti mesohet se ka qene i vjeter, por eshte thelluar edhe me shume gjate javeve te fundit. Marredheniet mes djalit dhe te atit jane acaruar edhe me shume gjate diteve te fundit, aq sa, sipas policise, 27-vjecari i ka drejtuar tyten e pushkes se atit.
DENONCIMI
Te nesermen, 74-vjecari ka shkuar te kryeje kallezim penal ne policine e Peqinit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Elbasanit bene te ditur se djali e ka paralajmeruar te atin se do ta vrase, nese nuk zgjidhet ceshtja e prones. Kjo ka alarmuar te moshuarin, i cili i ka treguar policise se ai kishte kuptuar se djali i tij e kishte seriozisht. "Nuk mund te rrezikoj, pasi ai eshte i armatosur", ka treguar i moshuari perpara oficereve te policise gjyqesore.
ARRESTIMI
Pas marrjes se denoncimit, policia ka arrestuar ne flagrance Arben Ballen. Gjate kontrollit te ushtruar ne banese eshte gjetur nje pushke automatike model 56 me 6 fisheke. Pushka dhe fisheket jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale. Ndaj autorit eshte formuluar akuza e "kanosjes me arme" dhe e "mbajtjes pa leje te armeve dhe municionit luftarak". Arben Balla ka mohuar te kete kercenuar babane e tij, duke u justifikuar se mes tyre ka ekzistuar nje konflikt banal per token. Burime nga Prokuroria e Rrethit te Elbasanit bene te ditur dje se ndaj 27-vjecarit eshte prere fleta e arrestit, ndersa ai do te perballet ditet e ardhshme me togat e zeza te Gjykates se Rrethit te Elbasanit, ne seancen per vleresimin e mases se sigurise. Konfliktet per pronen zene perqindjen me te madhe te veprave penale ne Qarkun e Elbasanit. Gjate viteve te kaluara ka pasur disa raste kur konflikte te tilla kane perfunduar ne menyre tragjike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›