E Diel, 1 Nëntor 2026

E kuqja, ngjyra simbol e Krishtlindjeve

SHBA- Ngjyra e kuqe është dominante në zbukurimet e festës së Krishtlindjes, aq sa mund të flasim tashmë për një simbol të kësaj feste që në zanafillën e saj.

Ky simbol i ngjyrës së kuqe, vjen që nga antikiteti kur ngjyra e kuqe ishte e lidhur me jetën, duke qenë se ishte ngjyra e gjakut, edhe pse sot njerëzit e kohëve moderne preferojnë ta stolisin bredhin sipas shijeve e ngjyrave që preferojnë.

Edhe Plaku i Vitit të ri është i veshur me ngjyrë të kuqe, pasi ai është i lidhur ngushtë me personazhin rus Ded Moroz, i cili u çonte dhurata fëmijëve dhe ishte i veshur me një xhaketë të kuqe, çizme me pellush dhe kishte një mjekër të gjatë, të bardhë. Në fillim, Santa Klaus dizenjohej me kostume me ngjyra të ndryshme, por duke u nisur nga kartolinat e para të urimeve, në vitin 1885, e kuqja u bë një ngjyrë dominante. Por, Babagjyshi i Vitit të Ri, nuk ka pasur gjithmonë imazhin që ne kemi sot. Mjeshtri i kartonave, amerikani Thomas Nast, i cili jetoi gjatë shekullit XIX, është ai që krijoi figurën e Babagjyshit që të gjithë njohim sot.

E kuqe është prezente edhe tek ngjyrat e lules së Krishtlindjeve Euphorbia pulcherrima ose (Aleksadriano, Poinsentia). Historia e saj daton rreth 200 vjet më parë kur ambasadori i parë amerikan në Meksikë, Joel Poinsett, e solli këtë lule me vete nga Amerika e Jugut në USA gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe që atëherë, me kalimin e kohës, Euphorbia u konsiderua edhe si lulja simbol i krishtlindjeve.
Pema e Krishtlindjeve është një traditë që vjen nga kohët pagane, e mbërritur në epokën antike dhe mesjetare e në vazhdim, u asimilua edhe nga krishtërimi. Qyteti i Rigas është mes atyre që cilësohet si një nga selitë e para të pemës së Krishtlindjes në histori.

Por pse u zgjodh zbukurimi i bredhit? Bredhi ka mbi të gjitha dhuntinë e të qenit përherë i gjelbër, dhunti që, sipas traditës, i jepet pikërisht nga Jezusi, si falënderim që kjo pemë e mbrojti kur ndiqej nga armiqtë. Ndërsa përdorimi i qirinjve në rrënjët e bredhit nisi në shek. XVIII-të. Si simbol i kësaj feste njihet gjithashtu edhe prezepeja, simbolikisht stalla ku lindi Jezu Krishti, dhe pema e vitit të Ri, e cila zbukurohet me sende dhe dhurata nga më të ndryshmet.

Festimet vazhdojnë deri në ditën e fundit të vitit dhe me nisjen e Vitit të Ri festohet një tjetër festë, ajo e Epifanisë (6 janar), gjatë të cilës vendet e Lindjes festonin ditën e pagëzimit të Krishtit. Që këtej e ka origjinën edhe figura e shtrigës së mirë Befanës, e cila e hipur mbi një fshesë u shpërndan dhurata fëmijëve në të gjithë botën.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›