E Diel, 1 Nëntor 2026

Osteoporoza dhe artriti, rastet në rritje vecanerisht tek gratë

TIRANË- Sëmundja e osteporozës ose sic njihet ndryshe sëmundja e hollimit dhe dëmtimit të kockës është një sëmundje e heshtur deri në momentin që situata komplikohet duke sjellë thyerje të eshtrave të pacientit. Në vendin tonë ekzistojnë një numër i madh të prekurish vecanërisht gra të diagnostikuara me osteporoz në periudhë të vonë, ndërkohë që mungojnë statistika të sakta të përhapjes së sëmundjes si rrezultat i mungesës të një regjistri kombëtar të dhënash.

"Janë dy sëmundje mjaft të përhapura, si në botë edhe në Shqipëri dhe për nga rëndësia e tyre këto sëmundje me dëmtimet që japin cojnë në invalidizim të të sëmurit. Ne si klinikë universitare e Reumatologjisë të krijojmë regjistrin kombëtar mër dy sëmundjet”, tha Prof. Teuta Backa, reumatologe.

Këto sëmundje mund të paraqiten në çdo moshë, por më së shpeshti në grupmoshën mbi 45 vjec. Femrat zakonisht sëmuren 3 herë më shumë sesa meshkujt. 200 milion individë në botë preken cdo vit nga osteporoza ku incidence e standartizuar në varësi të moshës llogaritet 10.7 për 1000 individë në vit tek femrat, dhe 5.7 për 1000 individë tek meshkujt.

Por sëmundja nuk kursen as moshat e reja, ku rastet po shtohen. Sipas mjekëve trajtimi i artritit reumatoid mbetet një sfidë për shkak se sëmundja ende nuk njeh një kurë shërimi të plotë. Medikamentet që qarkullojnë japin rrezultat vetëm gjatë periudhës së trajtimit ndërsa sëmundja e ndjek të sëmurin gjithë jetën.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›