Mediu: Ekspertët gjykime korrekte në mbrojtje të mjedisit
TIRANË- Ekspertët mjedisorë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm jo vetëm sepse bëjnë vlerësimin e ndikimit në mjedis, por janë ata janë afër subjekteve private për të parë sesa dhe si i plotësojnë kushtet mjedisore, tha sot ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu, në ceremoninë e dhënies së certifikatave për ekspertët e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Auditimit Mjedisor.
Ministri vuri në dukje se ka pasur raste kur vlerësimet e ndikimit në mjedis më shumë se një gjykim i thelluar i ekspertëve mjedisorë, ka qenë një angazhim për interesat e kompanive.
Duke vlerësuar ekspertët si partnerët më të mirë që ka MMPAU, Mediu tha se “ka ardhur koha për një vlerësim korrekt të ekspertëve, por edhe të atyre ekzistues. Ne kemi nevojë për rishikim të këtyre marrëdhënieve, për të qenë korrekt dhe të drejtë me ligjet dhe respektimin e standardeve mjedisore”.
Ai kërkoi nga ekspertët të “konsiderojnë Ministrinë e Mjedisit si një ambient të përbashkët që nuk mund të funksionojë vetëm me stafin e saj, por ka nevojë për mendimin intelektual të pedagogëve, të OJF, të ekspertëve mjedisorë”.
(ma.ar/BalkanWeb)