Rinisin bora në disa zona, vështiresi lëvizjeje dhe ngrica
TIRANE-Gjate dites se sotme, pas ndërprerjes prej disa orësh janë rikthyer reshjet e dëborës në disa zona të vendit. Erërat e forta dhe të ftohta kanë shkaktuar ngrica të shumta, gjë që ka vështirësuar qarkullimin në shumë zona si në jug dhe në veri të vendit.
Aktualisht raportohet një situatë e vështire në Ersekë, ku ka reshje bore me intensitet të larte, cka sjell vështirësi në qarkullimin edhe me zinxhirë në Qafen e Qarit dhe në aksin Erseke-Leskovik. Trashësi e deborës arrin në 20 deri në 30 centimetra. Në vende te caktuara era ka krijuar edhe trashësi më të medha debore. Në këtë rreth aktualisht po punojnë katër borëpastruese. Pika më e vështirë është qarkullimi i mjeteve në Qafën e Qarrit, ku debora arrin ne vende te caktuara deri ne gjysem metër
Ndërkohë vështirësi ka pasur në aksin rrugor Ballabana-Buzë, në Tepelenë për shkak të shembjes së një ure, ku si pasojë 4 fshatra kanë mbetur të izoluara, ndërsa është pezulluar mësimi. Problematike gjendja në Malësinë e Madhe, pasi rruga e cila të con drejt Vermoshit është e kalueshme vetëm për mjetet e mëdha, për shkak te trashësise se borës deri në 1 m.
Rruga drejt Dukagjinit dhe qafa e Tërthores mbeten të bllokuara, me dëboren qe arrin në 70 centimetra. Vështiresi kalimi për mjetet edhe në Kukës e Pukë, si pasojë e pranisë së akullit. Probleme per qarkullimin ka edhe ne disa zona në Diber.
Situata në mbrëmje u bë serioze dhe ne Qafë Thanë, ku rreth pasdites nisën reshje të dendura dëbore.
(d.b/BalkanWeb)