Reforma Zgjedhore, koalicioni i vëzhguesve paraqet paketë propozimesh
TIRANË- Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011(KVV), një bashkëpunim organizatash joqeveritare, publikoi të mërkurën, një paketë propozimesh dhe sugjerimesh për reformën zgjedhore, të cilat do ia përcjellë komisionit të posaçëm parlamentar.
KVV gjykon se në këtë proces komisioni duhet të marrë në konsideratë propozimet e të gjithë aktorëve politikë dhe aktorëve të shoqërisë civile për kryerjen e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent.
Në rekomandimet e tij, koalicioni propozon "ndryshimin e sistemit zgjedhor në sistem proporcional kombëtar me lista të hapura". KVV argumenton se sistemi aktual deformon vullnetin dhe leximin e votës së qytetarëve, duke forcuar padrejtësisht partitë më të mëdha brenda koalicioneve, dhe duke mos marrë parasysh një numër votash të partive më të vogla.
Koalicioni vëzhgues gjykon se ndryshe nga listat e hapura, listat e mbyllura rrisin autoritarizmin e kryetarëve të partive politike brenda forcave respektive.
Sa i takon ndërtimit të administratës zgjedhore me anëtarë apolitik nga gjyqësori, shoqëria civile etj që nuk kanë patur apo kanë angazhime politike, KVV sugjeron që komisionet e niveleve të dyta e të treta të ndërtohen me jo më shumë se 5 vetë dhe kjo trupë zgjedhore të jetë e përhershme. Ndërsa partitë politike të jenë prezente në këto komisione vetëm në nivel vëzhguesish.
Në rastin e KQZ-së, Koalicioni sugjeron se mund të shihet formula ku të përfshihen edhe përfaqësues të forcave politike, por ato të jenë në pakicë. Ndërtimi i komisioneve me anëtarë të partive politike pavarësisht balancimit, evidentoi një sjellje partizane dhe tërësisht politike, duke dëmtuar jo pak procesin zgjedhor.
KVV shprehet për nevojën e formimit të një trupe të përhershme dhe profesionale administrimi zgjedhor, ndaj të cilës jepet mundësia të punohet në vazhdimësi për rritjen e kapaciteteve të saj, si dhe në funksion të kryerjes së detyrës së tyre në mënyrë të paanshme dhe të pavarur.
Një tjetër propozim i KVV-së lidhet me votimin nëpërmjet teknologjisë së lapsit elektronik me të cilin mund të bëhet i mundur dhënia e rezultatit paraprak, menjëherë pas mbylljes së qendrës së votimit.
(d.b/BalkanWeb)