E Shtunë, 31 Tetor 2026

E lanë autostradën pa drita

E lanë autostradën pa drita. Kjo pasi rreth 200 shtyllave elektrike që ndriçojnë rrugën e kombit iu vodhën kabllot.

Bëhet fjalë për pjesën e autostradës krejt afër pikëkalimit kufitar në Vermicë, pikërisht në hyrjen e parë të rrugës në drejtim të Prishtinës, ka thënë Hazir Berisha, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Por vjedhja e fundit, që po konsiderohet si goxha e rëndë nga policia, nuk është e vetmja në udhën Ibrahim Rugova, raporton KlanKosova.

Pas këtij rasti të vjedhjes, policia intensifikoi kontrollet në autostradë.
Por pa varësisht kësaj, deri në orët e mbrëmjes nuk pati ndonjë rezultat për kapjen e atyre që hoqën e morën kabllot elektrike./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›