Komisionneri i OSBE-së flet për lapidarin me Daçiqin

Presheve Jonë njofton se çështja e lapidarit të UÇPMB-së është diskutuar prej komesionerit të OSBE-së Knut Vollebaek I cili sipas tyre ja përcolli “selamet” e liderëve të Luginës së Preshevës Nikolicit dhe Daçiqit.
Knut i ka përcjellë kërkesat e liderëve shiptarë nga Lugina tek Dacic, ai ka sygjeruar kreun e qeverisë serbe të angazhohet në rrespektimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshvë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe për të zgjidhur çështjet e përmedores së UCPMB-së dhe problemeve tjera të pazgjidhura nëpërmjet dialogut, njofton agjencia elajmeve “Presheva Jonë”.
Ndërkaq Daçiq tha se qeveria serbe nuk do të lejojë aplikimin e standardeve të dyfishta dhe kërcënim ndaj interesave të shtetit serb.
“Daçiç tha se qeveria serbe është e angazhuar për të zbatuar standardet më të larta në respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare, por që nuk do të lejojë aplikimin e standardeve të dyfishta dhe kërcënim ndaj interesave të shtetit serb” transmeton Tanjug, duke ju referuar Zyrës së Qeverisë për bashkëpunim me mediat.