E lane jashte Shengenit - Zemerim ne Bukuresht
Bukuresht 11 janar NOA - Rumania e Bullgaria kane bere kerkese per pranim dhe dhe prisnin te beheshin anetare ne pranvere. Por Gjermania dhe Franca e kane nderprere perkohesisht procesin. Sidomos politikanet rumune jane te indinjuar.
25 shtete bejne pjese nderkohe ne zonen Shengen. Biles ne te bejne pjese tre shtete jo anetare te BE Norvegjia Zvicra dhe Islanda. Nga shtetet anetare deri tani vetem Britania e madhe dhe Islanda kane ndenjur vullnetarisht jashte. Rumania Bullgaria dhe Qipro kane kerkuar te hyjne por nuk jane pranuar deri tani. Se paku Rumania dhe Bullgaria kane ne kete pike mbeshtetjen e presidences se re hungareze keshtu u shpreh ministri i Jashtem i Hungarise Janos Martonyi ne prezantimin e programit te punes se vendit te tij pak para krishtilindjeve.
Nje fjale per Shengenin eshte nje nga qellimet me te ngutshme te presidences sone qe ta zgjerojme zonen Shengen me Rumanine dhe Bullgarine ne muajt e ardhshem.
Ne muajt e ardhshem eshte nje periudhe e papercaktuar. Nderkohe eshte e qarte se do te zgjase se paku deri ne vjeshte. Ne dhjetor ministrat e Brendshem te Gjermanise dhe Frances Thomas de Maizire dhe Brice Hortefeux i shkruan nje leter komisionit. Ne te thuhet se pranimi i dy vendeve ne zonen Shengen eshte iparakohshem sepse ato nuk kane bere ende perparime te mjaftueshme ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.
Ankese per drejtorine gjermano-franceze
Presidenti rumun Traian Basescu u shpreh i zemeruar te premten e kaluar 7.1. ne televizionin shteteror Problemi nuk eshte shtyrja e pranimit ne Shengen per disa muaj. Eshte fjala per abuzim me pushtetin. Ose jemi partnere te barabarte ose jo. Qe nje drejtori te tregoje me gisht shtetet dhe te thote Ti je brenda ti jo nuk shkon Ne kemi tani rastin precendet qe nje shtet anetar i ploteson kushtet dhe nje shtet tjeter vjen dhe thote Jo se une kam te drejte vetoje edhe ne qofte se kerkesa nuk ka baze ligjore. Kjo eshte e rrezikshme. Sot kjo prek Rumanine dhe Bullgarine neser mund te preke kedo tjeter ne varesi nga rrethanat.
Komisioni e konsideron veten vetem vezhgues
Komisioni e ka marre letren gjermano-franceze por vete nuk do te kete pune me konfliktin tha zedhenesi i tij Olivier Bailly para disa ditesh. Komisioni ketu eshte vetem vezhgues. Ne nuk bejme vleresime ne nuk vendosim ne nuk ndermarrim votime. Behet fjale per nje vendim thjesht nacional te shteteve anetare qe merret njezeri.
Por komisioni ka se paku nje ndikim indirekt. Sepse ne nje te ashtuquajtur mekanizem bashkepunimi dhe verifikimi ai veren se cfare perparimesh ka bere Rumania dhe Bullgaria ne reformen e drejtesise dhe ne luftimin e korrupsionit. Pavaresisht nga ceshtja e hyrjes ne Shengen keto dy vende ne pranimin ne BE ne vitin 2007 kishin premtuar se do ta benin kete.
Zedhenesi i komisionit Mark Grey tha javen e kaluar se suksesi eshte deri tani i ndryshem por nje gje eshte e qarte Komisioni thote fare qarte se reformat e ndryshme ketu ne Rumani nuk do te kishin qene te mundura pa mekanizmin e bashkepunimit dhe te verifikimit.
DW