E Shtunë, 31 Tetor 2026

MMPAU Genjeshter e fabrikuar sdo te vijne plehrat e Napolit

Tirane 11 janar 2011 NOA - Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave ka reaguar ndaj akuzave mbi miratimin e Listes se Gjelber dhe Vendimin e Keshillit te Ministrave per lejimin e importit te lendeve te dyta per efekte riciklimi duke deklaruar se eshte teresisht i pavertete lajmi se do te sillen ne Shqiperi plehrat e Napolit dhe mbare Italise. Ne nje deklarate per mediat Ministria e Mjedisit e cilesoi sot si nje trillim dashakeqes lajmin e bere publik ne disa media se plehrat e Napolit apo te Italise do te sillen ne Shqiperi duke e kthyer vendin tone ne nje Somali e dyte.

Nje genjeshter e tille eshte fabrikuar nga grupe te caktuara me interesa politike dhe ekonomike te cilet kane per qellim te dezinformojne publikun. Persa i perket Listes se Gjelber dhe lejimit te importit te disa lendeve te kategorizuara per efekte riciklimi theksojme edhe nje here se riciklimi eshte nje nder industrite me te zhvilluara boterore sidomos ne BE. Per here te pare Ministria e Mjedisit ne Shqiperi eshte duke vepruar me nje legjislacion teresisht te perafruara me vendet e BE-se. Ne kete kontekst edhe industria e riciklimit do te ushtroje veprimtarine e saj por edhe do te monitorohet njekohesisht nga nje legjislacion teper rigoroz konform standarteve te BE-se thuhet ne deklaraten e MMPAU-t.

Nderkohe sa i perket pretendimeve te ngritura se Shqiperia po pushtohet nga landfilldet Ministria e Mjedisit theksoi se kjo eshte nje praktike mbareboterore per menaxhimin e mbetjeve.

Ne kete kontekst Ministria e Mjedisit informon se ka hartuar nje strategji per menaxhimin e mbetjeve e cila eshte asistuar hap pas hapi nga strukturat e Bashkimit Evropian si dhe eshte ne perputhje te plote me standardet e vendeve me te zhvilluara te BE-se.

Sipas ministrise se Mjedisit ndertimi i landfillideve eshte nje strategji e domosdoshme me qellimin qe mbeturinat te mos mbushin rruget e qyteteve shtreterit e lumenjve dhe rruget nacionale nje strategji qe nuk mund te implementohet pa bashkepunimin me pushtetin lokal.

Ne kete kontekst Ministria e Mjedisit sqaroi se deri tani pushteti lokal ceshtjen e mbeturinave e ka trajtuar jo si nje objekt paresor te punes se tij ndonese per kete mban pergjegjesi administrative.

mit/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›