Rikthehet gripi i derrit, shënohen15 raste

15 raste janë konstatuar deri tani me gripin e derrit, por megjithatë Instituti i shëndetit publik i bën thirrje popullatës te mos përfshihet nga paniku. Ndryshe nga një vit me pare, virusi Ah1n1 sivjet po shfaqet ne formën e një gripi te zakonshëm. Shefi i epidemiologjisë ne ISHP, Dritan Ulqinaku thotë se virusi është ne qarkullim dhe numri i te sëmurëve pritet te rritet. Megjithatë deri tani te prekurit me Ah1n1 nuk paraqiten komplikacione te renda. Fëmijët dhe te sëmuret kronike janë kategoria me e prekur nga virozat gripale. Ne Berat mjeket deklarojnë rritje semundshmërise. Çdo dite paraqiten për ndihme mjekësore mbi 70 fëmijë, thuajse 3 here me shume se ne periudhat e zakonshme. Me te prekurit nga virozat e stinës qe krijojnë probleme ne rrugët e frymëmarrjes rezultojnë fëmijët deri ne tre vjeç. Mbi 100 fëmijë vizitohen në ditë edhe ne pediatrinë e Elbasanit. Vetëm një dite me pare drejtues te shëndetësisë deklaruan se shpërthimi i epidemisë se gripit pritet te ndodhe ne muajin shkurt, qe është parashikuar si periudha me e ftohte e këtij dimri.
Shpërndaje