Vasili në analizën vjetore të shëndetësisë

Për ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili, viti 2010 konsiderohet një nga me te suksesshmit ne këtë sektor. I bindur ne uljen e korrupsionit dhe rritjen e shërbimeve ndaj pacienteve Vasili deklaroi se edhe këtë vit këto do te jene objektivat kryesore te dikasterit qe drejton. Gjate analizës se punës Vasili cilësoi pozitive dhe te suksesshme reformën e sistemin e referimit, përmirësimin e cilësisë se shërbimeve ne pavione, investimet e kryera për spitalet e reja. Madje kreu i shëndetësisë premtoi se brenda pak javësh do te hapet spitali i ri ne qendrën spitalore, i cili do te zgjidhe përfundimisht problemin e mbingarkesës se urgjencave.
Shpërndaje