Tri gjimnaziste gjermane takojne Topallin Jemi te prekura nga banoret e Velipojes

Shkoder 11 janar 2011 NOA/ Irma Toptani- Isabel Wiebke dhe Maike jane tre vajza gjermane gjimnaziste anetare te Fondacionit Jrgen Vahn te cilat kane lene qytetin e tyre ne Soest te Gjermanise per te ofruar ndihmen e tyre vullnetare per banoret e Velipojes nje nga zonat e Shkodres e cila ishte nje nga me te prekurat nga permbytjet qe pushtuan kryeqendren e veriut te Shqiperise nje muaj me pare.
Tri gjimnazistet gjermane jane pritur sot nga kryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Shkodres Jozefina Topali e cila shprehu vleresimet dhe mirenjohjen per solidaritetin me banoret e permbytur dhe aksionin e tyre humanitar ne ndihme te banoreve te Velipojes. Gjate bisedes se perzemert me tri vajzat gjermane Kryetarja e Kuvendit tha se nisma e Isabeles Wiebkes dhe Maikes eshte e admirueshme dhe ne te njejten kohe ajo vleresoi se fale solidaritetit te gjithanshem Shkodra e tejkaloi kete situate te veshtire te shkaktuar nga fatkeqesia natyrore.
Vajzat e njohen kryeparlamentaren Topalli me ndihmat qe ato kane mbledhur ne ndihme te banoreve te Velipojes ndersa theksuan se pervec mbledhjes se ndihmave financiare ato kane shperndare edhe veshmbathje e lodra per femijet e kopshteve ne kete zone te permbytur.Isabele Wiebke dhe Maike rrefyen edhe per kenaqesine e ndjere gjate ketij rrugetimi per ti ardhur ne ndihme banoreve te Velipojes.
shte nje kenaqesi te vizitosh Shqiperine. Njerezit jane miqesore dhe mikprites. Ne kemi vizituar shume banore shtepite e te cileve per dite te tera kane qene nen uje nga fatkeqesia natyrore por tani situata eshte normalizuar. Ne u kemi ofruar atyre ndihma dhe do jemi prane tyre per dy jave u shprehen tri vajzat gjermane te Fondacionit Jrgen Vahn.
Ne kemi jetuar momentete pabesueshme i treguan ato zonjes Topalli duke folur per veshtiresite e njerezve te rrethuar nga uji ne Shkoder.
Na pyesnin neve nese mund te na ndihmoni. Madje ata na ofronin gjera per te na falenderuar. Jemi shume te prekura. E pabesueshme thane tri gjimnazistet gjermane te cilat po tregojne per ate qe vlen me se shumti ne nje shoqeri te qyteteruar solidaritetin me dhimbjen dhe fatkeqesine e te tjereve a ky solidaritet vjen jo per bashkeqytetaret e tyre por per qytetaret e nje vendi tjeter europian.
mit/NOA