Ndizet alarmi për epideminë e gripit
11/01/2011 Urgjencat e poliklinikat në gjendje gatishmërie, përveç gripit stinor dyshohet edhe për gripin e derrit
Urdhri, mjekët e familjes duhet të shoqërojnë drejt spitaleve rastet më të rënda
Pranvera Kola
Rikthehet frika ndaj epidemisë së gripit. Shkak për këtë është bërë shtimi i vrullshëm i pacientëve të prekur nga simptomat gripale, që kanë kërkuar ndihmën e specializuar pranë urgjencave spitalore gjatë dy javëve të fundit. Autoritet shëndetësore bëjnë me dije se përveç gripit stinor po dyshohet edhe për shfaqjen e gripit të derrave. Konkretisht, vetëm gjatë javës së shkuar raportohet të jenë shfaqur më shumë se 16 mijë të prekur nga këto simptoma në të gjitha rrethet e vendit. Përkundrejt kësaj situate problematike kreu i Ministrisë së Shëndetësisë Petrit Vasili ka kërkuar nga drejtuesit e institucioneve marrjen e masave urgjente për përballimin e fluksit. Sipas tij, situata pritet të jetë edhe më e rënduar gjatë ditëve të ardhshme, e cila shihet si piku i epidemisë gripale. Vasili gjatë takimit me mjekët e poliklinikave në kryeqytet ka kërkuar prej tyre kujdes maksimal me simptomat e gripit stinor dhe në veçanti A/H1N1, duke theksuar se në qendrat shëndetësore duhet të ofrohet e gjithë ndihma e nevojshme për qytetarët. “Mjekët që operojnë si mjekë familje do të marrin kontaktin e menjëhershëm me gjithë kontingjentet që ata mbulojnë. Lidhur me fëmijët në moshën pediatrike në të gjitha qendrat shëndetësore do të aktivohet sistemi i rehidrimit”, - ka pohuar ministri. Po ashtu në të gjitha poliklinikat do të krijohet mundësia që pacienti të marrë serum pa pasur nevojë të shkojë në spital, çka do të shmangë mbingarkimin e situatës. “Mjekët e familjes duhet të marrin kontaktin me kontingjentet që ata mbulojnë, kryesisht me fëmijët dhe të sëmurët kronikë. Në të gjitha qendrat shëndetësore do të ofrohet përmes mjekëve pediatër mjekimi me serum”, - ka deklaruar Vasili. Duke rikujtuar se në qarkullim edhe për këtë vit është virusi A/H1N1, apo gripi i derrit, siç njihet ndryshe, Vasili urdhëroi mjekët që të gjitha rastet e dyshuara apo rastet e rënda të shoqërohen nga vetë mjeku në urgjencën spitalore.
Situata
Komplikacionet më të shpeshta janë shfaqur te moshat pediatrike si dhe tek të moshuarit. Sipas mjekëve, fëmijët kanë manifestuar probleme në rrugët e frymëmarrjes. Simptomat më të shpeshta të shfaqura në këto raste janë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe veçanërisht infeksionet respiratore. Këto të fundit në pjesën dërrmuese të rasteve janë shoqëruar me temperaturë të lartë, çrregullime gastrointensinale dhe rënie të imunitetit trupor. Gjithashtu nuk kanë qenë të pakta rastet e tjera kur infeksionet prekin rrugët e poshtme respiratore, që fillojnë nga bronkitet akute, në një riaktivizim të bronkiteve kronike si dhe me bronkopneumoni apo ftohje të tjera të shkallëve më të rënda. Përkundrejt kësaj gjendjeje mjekët pohojnë se një kujdes i veçantë duhet treguar sidomos në rastet kur këto viroza shfaqen me temperaturë të lartë, sepse, nëse nuk marrin trajtimin e duhur në kohë, mund të mbartin pasoja të rënda për shëndetin e fëmijës, sepse mund të kalojnë në bronkopneumoni. Po ashtu komplikacione të rënda mund të shfaqin edhe të sëmurët kronikë që vuajnë nga zemra, diabeti etj në rast se preken nga virusi i gripit.
Udhëzimet
Vëmendja e sistemit këtë vit në bazë të sugjerimeve të OBSH-së dhe të porosive që la ministri bëhet dyfishe për shkak të qarkullimit të njëkohshëm të virusit të gripit stinor dhe të virusit të gripit A/H1N1. Për këtë të fundit po analizohen në laboratorë katër raste të dyshuara. “Realisht jemi në prag epidemie, ndaj dhe sistemi po merr këto masa, në mënyrë që ta përballojë atë sa me më pak dëme”, - ka pohuar kreu i politikave shëndetësore në këtë ministri Pëllumb Pipero. Për këtë të gjitha institucionet dhe qendrat shëndetësore në vend kanë marrë udhëzimet e duhura për rritjen e vigjilencës për gripin, forcimin mbikëqyrjes së situatës dhe mjekimit në kohë sipas rekomandimeve.
ë 500 rastet e prekura nga AH1N1, 12 prej tere humbën jetën
Situata e gripit në janar-shkurt të 2010-ës
Ashtu si dhe një vit më parë, muaji janar po shfaqet i ashpër në manifestimin e gjendjeve gripale në popullatë. Në të njëjtën periudhe të vitit të shkuar institucionet shëndetësore ishin vënë në gjendje alarmi, pasi u shtuan vrullshëm jo vetëm të prekurit nga gripi stinor, por dhe nga qarkullimi i një virusi të ri, i cili kishte të bënte me gripin e derrave. Nga të dhënat e raportuara prej strukturave shëndetësore gjatë muajve janar–shkurt të vitit 2010 konfirmoheshin rreth 17 mijë të prekur në javë, ku një pjesë e konsiderueshme i përkisnin edhe virusit të gripit të derrave, që qarkullonte në shumë shtete të tjera. Konkretisht për këtë të fundit prej analizave laboratorike janë konfirmuar rreth 500 pacientë të prekur gjatë asaj periudhe. Ndërkohë si pasojë e komplikacioneve 12 prej pacientëve humbën jetën (kjo edhe për shkak se vuanin nga sëmundje të tjera). Megjithatë, e gjithë kjo situatë problematike u shoqëruar me blerjen e vaksinës kundër gripit të derrave, e cila u përdor vetëm në një sasi shumë të vogël. Pjesa tjetër mbeti stok pranë Institutit të Shëndetit Publik. Pak kohë më vonë pas kalimit të përhapjeve masive vetë drejtuesit e këtij institucioni konfirmuan se vetëm 5 për qind e vaksinave ishin përdorur nga 25 mijë dozat e siguruara. Popullata u shfaq skeptike ndaj bërjes së kësaj vaksine prej frikës së mos përdorimi i saj shkaktonte efekte anësore. Por vetë drejtuesit e këtij instituti në atë kohë komentuan se vaksinat e mbetura stok kishin gjasë të skadonin, pasi mundësia e përdorimit të tyre ishte tepër e vogël. Kjo duke qenë se në vjeshtën e vitit 2010 kishte gjasa që të futej në vend vaksina e gripit sezonal, e cila do të përmbante edhe kampionin e gripit pandemik. Por këto deklarata nuk u konfirmuan më gjatë këtij viti, duke qenë se drejtuesit e dikastereve shëndetësore konfirmuan se në rast epidemie vaksinat e mbetura stok do të futen në përdorim.
Kategoritë e rriskuara
• Personat mbi 65 vjeç si dhe fëmijët mbi 6 muaj.
• Të rriturit me sëmundje kronike të zemrës dhe mushkërive, sëmundje metabolike apo të veshkave, sëmundje kronike të mëlçisë, gjendjet kronike neurologjike ose të pamjaftueshmërisë imunitare.
• Personat që jetojnë në institucionet rezidencialë të përkujdesit social dhe me paaftësi.
• Punonjësit e shëndetësisë (përfshirë ata që kujdesen për të moshuarit apo personat me paaftësi).
• Gratë shtatzëna si dhe grupe të tjera sipas situatës epidemiologjike.
Kujdes!
• Qëndroni në shtëpi kur jeni sëmurë.
• Kërkoni ndihmën e mjekut në rast të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
• Përdorni dietë të pasur me proteina, fruta dhe lëngje.
• Evitoni qëndrimet në mjedise të mbyllura dhe të populluara.
• Përdorni shami kur kolliteni ose teshtini.
• Lani sa më shpesh duart me ujë dhe sapun, sidomos pas prekjes se hundës, gojës dhe syve dhe pas shtrëngimit të duarve me persona të tjerë.
• Kujdes në përdorimin e antibiotikëve pa rekomandim e mjekut.
Simptomat
Temperaturë mbi 37 gradë
Sekrecione të hundës
Skuqje të mukozës
Debulesë trupore
Kollë e thatë
Djegie fyti
Gjendje rrufe
Vështirësi në frymëmarrje
Ftohje
Alarmi!
Sipas të dhënave të raportuara nga strukturat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në fund të muajit janar dhe në fillim të muajit shkurt do të ketë fluks të prekurish nga gripi sezonal si dhe virusi A/H1N1. Ndaj ministri Vasili në takimin që ka pasur me mjekë të poliklinikave të kryeqytetit ka kërkuar vëmendje maksimale si marrjen e masave përkatëse nga të gjitha strukturat përgjegjëse. Një apel i veçantë, sipas ministrit, shkon për qytetarët, të cilët nuk duhet të neglizhojnë asnjë prej simptomave dhe në çdo rast të kërkojnë ndihmë të kualifikuar pranë mjekut të familjes.