E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mister veteflijimi i doganierit

Vlore- Nje 53 vjecar i punesuar ne doganen e Vlores eshte gjetur i vrare me nje plumb ne koke ne rrethana misterioze ne banesen e tij. Policia dyshon per nje vetevrasje ne rrethana qe ende jane te paqarta, por dyshohet edhe per nje krim. Burime zyrtare thane se Patriot Hoxha, babai i tre vajzave, eshte gjetur i pajete nga i vellai, mesditen e djeshme ne lagjen "Kushtrimi". Menjehere ne vendngjarje kane shkuar uniforma blu dhe nje grup ekspertesh. Familjaret i thane policise se i ndjeri nuk kishte pasur shqetesime apo probleme gjate diteve te fundit, ndersa momentin kur dyshohet se ka kryer aktin ka qene i vetem. Hoxha punonte prej 10 vitesh si doganier, ndersa ekspertet konstatuan vetem nje plage plumbi ne koke, e shkaktuar nga nje arme tip pistolete "TT".

Ne fillim kane qene fqinjet e 53 vjecarit, qe kane degjuar nje zhurme te fuqishme, por kane kujtuar se behej fjale per nje shashke, pasi nuk dyshonin se doganieri mund te kryente veteflijimin. Nje ore me pas, ne banese ka shkuar vellai i viktimes, qe e ka gjetur ne dyshemene e dhomes se gjumit, te pergjakur. Menjehere eshte njoftuar ambulanca dhe policia. Ne shtepi ka qene edhe vajza e vogel e ciftit, e cila vuan nga nje paralize, por nuk ka pasur mundesi per te nderhyre. Trupi i Patriot Hoxhes eshte derguar ne spitalin e Vlores, per veprime te metejshme ne morg, ndersa grupi hetimor mori ne pyetje familjaret rreth shkaqeve te ngjarjes. Fqinjet thane se viktima ka tre vajza, nga te cilat e madhja me studime ne France, kurse e dyta vazhdon shkollen e mesme ne Vlore.

"Nuk e kuptuam cfare kishte ndodhur deri ne momentin qe erdhi policia. Na u duk si shashke dhe nuk dukej si e shtene pistolete", tha nje prej banoreve te lagjen "Kushtrimi". Policia tha se ende nuk dihen rrethanat qe cuan 53 vjecarin doganier drejt veteflijimit te dyshuar, ndersa vijojne hetimet edhe ne disa pista te tjera.

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›