E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet ne mes te qytetit tregtari

Lac- Persona te paidentifikuar grabisin per here te trete ne pak kohe nje dyqan per pjese kembimi ne qytetin e Lacit. Pas ngjarjes, pronari Eqerem Hoxha kercenohet se nese denoncon ne polici, do t'i shkaterrohet varri i djalit te tij. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne qender te qytetit te Lacit, por nuk eshte bere publike nga policia. Edhe pse i eshte dashur te perleshet me dy grabitesit e moshes rreth 20 vjec, Hoxha nuk ka mundur dot t'i ndale duke humbur xhiron ditore prej 18 mije lekesh. Ngjarja ka ndodhur ne prezence edhe te nje efektivi te policise qe nuk ka mundur te reagoje pasi autoret ishin te armatosur. Policia ka mberritur dy ore me vonese, ndersa nuk ka ende ndonje te ndaluar. Vete Eqerem Hoxha rrefen ngjarjen e ndodhur, ndersa pak ore pas sulmit e ka marre ne telefon nje person, qe eshte prezantuar si nje prej prinderve te autoreve, duke e kercenuar qe nese nuk terheq denoncimin do i hidhet ne ere varri i te birit. "Megjithese u perpoqa, nuk munda t'i ndaloja", thote Hoxha, duke vene ne dukje se e kane grabitur edhe dy here te tjera me pare.

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›