E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa i fortë

Vëllai i Bajrush Xhemajlit – Mustafa, është jashtëzakonisht i privilegjuar në Ministrinë e Diasporës. Për dallim nga kolegët e tij në pozita të njëjta që marrin rroga rreth 400 euro, ai merr rrogë mbi 900 euro.

Mustafë Xhemajli duket të jetë më i privilegjuari nga kolegët e tij në Ministrinë e Diasporës. Jo se është vëllai i kryetarit të Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, por ai po ia sheh hajrin mungesës së ligjit për ministrinë ku ai punon.

Ai po i merr nga 930 euro çdo muaj si ushtrues detyre i drejtorit për politika të diasporës në Ministrinë e Diasporës, për dallim nga kolegët e tij në pozita të ngjashme, dhe koeficient të njëjtë, që paguhen vetëm nga 496 euro në muaj.

Kjo pozitë ligjërisht qe gati një vit nuk e ka marrë bekimin e Qeverisë, pasi kjo e fundit nuk e ka miratuar ende organogramin e kësaj ministrie. Por merret vesh se ai, pagën e merr si kryeshef i agjencisë për mërgatën, e cila pozitë gjithashtu nuk ekziston që nga fillimi i vitit të kaluar.

Gazeta Express ka siguruar listën e pagave të punëtorëve të kësaj organizate buxhetore, në të cilën shihet mospërputhje e pagesave.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›