E-maili i Rafit u shkrua nga djali i Berishës
TIRANË- E-maili i dërguar para dy ditësh në gazetën "Shekulli" nga Rrahman Selmanllari ose siç njihet ndryshe " Rafi", ku ai mohon lidhjet me çështjen e drogës së kapur në makinën e ambasadës shqiptare në Romë, vërteton edhe njëherë fjalën e urtë popullore "Miku i mirë në ditë të keqe". E të tillë miq të mirë duken se janë mes tyre dhe Rahman Selmanllari dhe Shkëlzen Berisha. Aq të mirë sa edhe E-maili i Rafit është shkruar prej "Zenit". Sqarojmë lexuesit se Zeni është emri i shkurtuar i Shkëlzen Berishës. Ai thirret kështu nga rrethi i tij i ngushtë familjar e shoqëror. Emaili në fjalë ka ardhur në redaksinë e gazetës pikërisht nga një kompjuter me emrin "Zeni", siç mund të shihet dhe në foton e nxjerrë nga interneti.
Lidhja
Në këto katër ditë "Shekulli" ka shkruar për lidhjen e tyre shoqërore që ka nisur para më shumë se 10 vitesh dhe është forcuar me kalimin e kohës. Rrahman Selmanllari ose Rafi që njihet si pronar i bar "Fiestës" doli në skenë si miku i ngushtë i djalit të kryeministrit, para disa ditësh, kur nipi i Rafit, shofer në ambsadën tonë në Romë u kap nga policia me 1 kg kokainë në makinë. Pas arrestimit të nipit të Rafit në Itali "Shekulli" shkruajti se emërimi i një 20- vjeçari si shofer ambasade është i paligjshëm dhe në të ka ndikuar xhaxhai i tij, Rahman Selmanllari, dhe miqësia e tij e ngushtë me djalin e kryeministrit. I pari që reagoi ishte Shkëlzen Berisha i cili e quajti një shpifje këtë gjë dhe mohoi se ka ndikuar në emërimin e Arsen Selmanllarit në ambasadën e Romës. Pas tij edhe Rafi ose Rahman Selmanllari mohoi të ketë ndikuar. Reagimet e dy djemve në fakt e kalojnë topin e përgjegjësisë tek Ministria e Jashtme, e cila sot e kësaj dite nuk sqaron emërimin e një 20- vjeçari si shofer ambasade.
E-maili
Reagimi i Rahman Selmanllarit për artikullin e "Shekullit" u bë nëpërmjet postës elektronike në adresën e një prej drejtuesve të gazetës.E-maili në fjalë ka mbërritur në redaksinë e "Shekullit" në orën 5.47 të datës 28 gusht. Por dokumenti me deklaratën e Rrahman Selmanllarit është krijuar disa orë më parë. "Shekulli" ka kontaktuar një ekspert kompjuterik, i cili ka zbuluar se dokumenti është krijuar në "Dokumenti i shkruar në kompjuterin me emrin "Zeni", përpara se të nisej, ka kaluar edhe në një kompjuter tjetër. Ky kompjuter është i regjistruar me emrin "Tani" orën 3.40 të mëngjesit në një kompjuter me emrin "Zeni". Ndoshta është thjesht një koincidencë "fatkeqe" por edhe vetë djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha, njihet me emrin "Zeni". Kjo mund të jetë thjesht një rastësi por edhe një detaj që tregon se këta dy njerëz njihen shumë mirë dhebashkëpunojnë prej kohësh, madje edhe për këtë çështje, ku ata të dy u përpoqën të "lajnë duart". Dokumenti i shkruar në kompjuterin me emrin "Zeni", përpara se të nisej, ka kaluar edhe në një kompjuter tjetër. Ky kompjuter është i regjistruar me emrin "Tani". Ky emër për momentin është i panjohur për ne dhe nuk sugjeron asnjëlidhje. Ndërkohë IP-ja (protokolli i internetit) tregon se është dërguar nga një server që ndodhet në Shqipëri. Kompania që i ka mundësuar shërbimin e internetit këtij kompjuteri është "Albtelekom Sh.A".