E Shtunë, 31 Tetor 2026

E majta e Blushit, flet kreu i PS, Rama: Nuk ishte platformë

Kreu i PS Edi Rama

Edi Rama komenton qëndrimin e anëtarit të Kryesisë së PS: Eshtë pjesë e Rilindjes Shqiptare, programit real për Shqipërinë.

Topin e shoh si të djathtën që flet shqip

Topalli përjashton çdo lloj konsensusi nga ana jonë, nuk konsiderohet si emër

Kreu socialist, Edi Rama, në një intervistë në Top Story në Top Channel me gazetarin Sokol Balla, tha se në PS nuk ka luftëra të brendshme, ndërsa ka program, kohezion dhe lidership që po përgatitet për të ardhur në pushtet.
Ben Blushi ka folur me të njëjtën gjuhë pak muaj më parë në këtë studio, duke treguar se ka një konvergjencë të plotë me ju. Por, gjatë mungesës suaj në SHBA, Ben Blushi publikoi një artikull në formën e një platforme se si e shikonte ai të majtën shqiptare, pak më ndryshe nga çe shikoni ju. Pra në të njëjtën rrugë, por ai e sheh PS në korsinë e majtë…
Nuk e kam takuar Benin, do ta takoj nesër, pasi është pjesë e një grupi që kemi ngritur për strategjinë e komunikimit të PS dhe kemi disa kohë që po përpunojmë strategjinë edhe në funksion të vlerave që ne përfaqësojmë si një forcë e qendrës së majtë, si një e majtë e re, në kushtet e reja të kohës që jetojmë. Dhe besoj se fjala platformë ka qenë një spekulim gazetaresk, sepse praktikisht është e gjitha shprehje e një procesi që ne e kemi iniciuar dhe jemi angazhuar për të bërë të mundur që mesazhi ynë të përcillet qartë, që Rilindjen Shqiptare qytetarët ta perceptojnë si një program real dhe jo vetëm politik, por edhe qeverisës, dhe jo vetëm si një titull të bukur në një kopertinë.
E rëndësishme është që paqja mes jush vazhdon…
Ju thashë edhe njëherë që në këndvështrimin tim nuk ka pasur asnjëherë luftë, por ka pasur një proces i cili ka qenë i vështirë. Pa dyshim që kemi pasur kundërshti, pa dyshim, por që po ashtu pa dyshim unë kam besuar gjithmonë që secili në mënyrën e tij është munduar të bëjë atë që është konsideruar më e mirë për PS. Sot ne kemi dakordësi për atë që është më e mirë për PS-në, kohezion, program, ekip dhe një lidership, që mund tu thotë shqiptarëve se çfarë do bëjmë për çdo shqiptar, që do ti japë fund një politike të vjetër që shpeshherë ne kemi rënë viktimë dhe duhet ta pranoj që edhe unë kam rënë viktimë.
Megjithatë, zoti Blushi mbajti një qëndrim të ndryshëm për sa i përket votimit të Kodit Penal dhe në fund, u duk se pas fjalës së zotit Blushi, jashtë radhe për këtë votim, i gjithë Grupi Parlamentar i PS-së i shkoi pas qëndrimit të tij. Kjo ndodhi në mënyrë spontane, apo ishte diçka e organizuar?
Është shumë e thjeshtë, ne ishim të angazhuar si me të gjitha kodet e tjera që ta përmirësonim në disa pika nevralgjike Kodin Penal, dhe praktikisht arritëm të futim në kod disa masa jashtëzakonisht të rëndësishme, duke futur në Kodin Penal disa masa që nga ndëshkimi më i rëndë i manipulimit dhe krimit zgjedhor, te dhuna në familje, ku përfshihen një sërë masash të tjera të domosdoshme edhe në kuadrin e procesit të afrimit të legjislacionit me BE-në. Në një pikë ku ne ishim të ndjeshëm, dhe jo për arsye partiake, por sepse në Shqipëri sot kemi një problem shumë të mëdha, që është falsifikimi i statistikave për efekte propagandistike, ne hasëm shumë rezistencë, që vazhdoi deri në pikën tjetër. Ne konstatuam nga pala tjetër që e dëshironte rrëzimin e Kodit Penal, për të vazhduar me alibinë e bllokimit të vendit nga opozita. Madje konstatuam se pala tjetër e dëshironte rrëzimin e atij kodi për të vazhduar me alibinë e bllokimit të miratimit të kodit nga opozita. Një natë më përpara, në zyrën time ne kemi bërë një diskutim me kryetarin e Grupit Parlamentar, kryetarin e Komisionit të Integrimit dhe nënkryetarin e Komisionit të Ligjeve, ku kemi dakordësuar që do të kërkonim deri në minutën e fundit në seancën parlamentare për qëndrimin tonë. Dhe në rast se nuk do të arrinim dot kushtet e konsensusit, do të kërkonim pushim dhe do ta votonim kodin.
Pra, ishte e organizuar fjala e zotit Blushi?
Jo, nuk mund ta them këtë, dhe nuk besoj se edhe fjalimi i Benit ishte jashtë këtij konteksti, përkundrazi shprehte të njëjtin shqetësim, që kodi duhej votuar. Faktikisht, kjo ishte një lëvizje taktike për të tentuar maksimumin dhe për të marrë maksimumin, por në asnjë mënyrë për të rrëzuar kodin që pastaj donte 6 muaj për tu rifutur në procedurë dhe për ti dhënë një alibi Kryeministrit që tek fajësimi i opozitës ka gjetur të vetmin instrument të mundshëm për ti mbijetuar një procesi që në fakt nuk do ti mbijetojë dot më politikisht, që është përgjegjësia e tij e drejtpërdrejtë për shumë nga rekomandimet e parealizuara, që janë përgjegjësi e qeverisë.
Kohët e fundit janë shtuar akuzat ndaj disa figurave tradicionale të PS-së, siç është zoti Ruçi. Ai është goditur ashpër nga zonja Topalli dhe zoti Berisha në Kuvend. A gëzon zoti Ruçi mbështetjen tuaj dhe të partisë tuaj në këto momente për postin e kreut të Grupit Parlamentar socialist?
Unë dua tju falënderoj për këtë pyetje. Përmes kësaj pyetje më jepni mundësinë të them diçka që ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët. Gramozi sulmohet si kryetar i Grupit Parlamentar socialist. Ju e keni parë që njerëzit në PS kur humbasin peshën politike në parti apo funksionet nuk sulmohen më. Gramoz Ruçi është i vetmi ministër i Brendshëm që ka mundësi tu thotë shqiptarëve që ka garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. sepse ishte ministër i Brendshëm i qeverisë, ku Ramiz Alia ishte Presidenti i asaj kohe, dhe Ramiz Alia ka humbur zgjedhjet në mes të Tiranës. Ai Gramozi i sigurimit dhe i 1001 të zezave, po të ishte i tillë, nuk e kishte mundësinë më 31 mars 1991 që ti shpëtonte fytyrën ish-presidentit të fundit komunist, në fakt të parafundit, se i fundit erdhi tjetri, por erdhi si antikomunist dhe të përmbyste rezultatin mu në mes të Tiranës? Pas atij momenti në karrierë, Ruçi nuk ka kërkuar asnjë post në qeveri, por ka qenë një socialist i votuar nga populli drejtpërdrejt.
Me afrimin e majit, nis edhe procesi i zgjedhjes së Presidentit. Është shtuar heshtja dhe qetësia në PS. Çfarë ka ndodhur? Skeni çfarë të thoni më, apo strategji e re?
Jemi në sinkron me partnerët ndërkombëtarë, me interesin kombëtar dhe publik që kërkon që Shqipëria të ketë një President mbi palët, mishërim të unitetit kombëtar, një figurë mbi palët, garantues të institucioneve, që sduhet të bien nën kontrollin vandal të qeverisë dhe, për fat të keq, të PD-së.
Po i lini topin në derë maxhorancës për të gabuar, apo e kam gabim?
Ne po u themi që topin që keni mos e nxirrni jashtë stadiumit, se do ketë kosto për Shqipërinë.
Presidenti, sipas frymës së Kushtetutës, është figurë unifikuese. Neni për zgjedhjen bie ndesh me përcaktimin për dy raundet e fundit, ku Presidenti mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Ka strategji Partia Socialiste për tu përballur me dualizëm, reflektim, për ndryshimet kushtetuese?
Fryma e Kushtetutës nuk bie ndesh me nenin, por me frymën e sundimit të qeverisë. Këtë Kushtetutë e kanë edhe vende të tjera, por nuk e vuajnë rrezikun e të rënit nën një President partiak si vegël e qeverisë. Për ne, Presidenti është një çështje shumë më e madhe se oborri i Partisë Demokratike dhe interesat e qeverisë. Presidentit është një çështje kyçe për integrimin e mëtejshëm europian të vendit, madhore për mënyrën si do shkojnë gjërat me drejtësinë, shërbimin e inteligjencës, mbrojtjen, diplomacinë etj. Por mbi të gjitha, duhet të garantojë simbolin që është i domosdoshëm për të gjithë shqiptarët, pikën e referimit m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›