E Shtunë, 31 Tetor 2026

E majta e Edit nuk do të na fuste dot në Europë

05-06-2011 / Nga Kostaq Xoxa

E kemi fjalën për statusin e anëtarësimit në BE. E majta e Edit nuk mund t’i çajë dot ato dallgë. Sepse nuk është as e majtë si LSI-ja, as e majtë me mendësinë e Kastriot Islamit apo të Andis Harasanit, që nuk pajtohen dot me veprimet kundërperëndimore të E. Ramës. K. Islamit i doli parashikimi se e majta e Edvinit do të dilte humbëse në zgjedhjet e 8 majit. Por „vizionari jopolitikan“ e shpartalloi me mënyra antidemokratike LMN-në, atë lëvizje elitare, brenda radhëve. Për të keqen e tij dhe për disfatën e atyre që besojnë ende tek ai. Harroi që Lëvizja për Mendimin Ndryshe nuk kishte vetëm kuaj Troje dhe butakë, gjallesa pa shtyllë kurrizore!
Mbase do të dalë ndonjë libër për qëndrimin brutal, arrogant, gojështhurur, përbuzës, të kryetarit të PS-së, të akuzuar për mungesë luajaliteti në uzurpim posti (në kundërshtim me nenin 28 të statusit të PS-së), në ato mbledhje të bunkerizuara, pa praninë e gazetarëve. Urojmë që të jetë ndonjë firmë dinjitoze. Sepse, ndonëse e cilësuam si elitare, kjo Lëvizje kishte përbrenda edhe molusqe apo butakë, siç thamë.
Edi Rama e ka marrë damkën e përçarësit prej të vetëve, prej kohësh. Nëse për K. Islamin ka folur me përbuzje, madje e ka quajtur normale trysninë që i është bërë në shtëpi nga disa ithtarë fanatikë të E.R.-së – në qoftë se nuk i ka dërguar vetë! – nuk ka guximin ta përjashtojë nga partia. Pavarësisht se  i kërcënuari nuk u tut edhe ndaj këtij rreziku. Përkundrazi, e sfidoi vetë i dytë, duke marrë pjesë  në parlament. Për më tepër, e paralajmëroi se përkushtimi europianist do të kërkonte një opozitë demokratike dhe janë shumë të tjerë, si Kastrioti dhe si Andisi, që do të jenë pjesëmarrës në parlament.
Në qoftë se Edi do t’i përjashtonte nga partia këta guximtarë, ai e di se do të ndodhej përballë një partie tjetër të shkëputur nga ai, siç kishte bërë LSI-ja. Emri i një partie të tillë është lehtësisht i gjetshëm. Në qoftë se  anëtarët e LMN-së që hynë në parlament, kanë folur me gjuhën e Esopit, në kuptimin se ata janë bërë të padurueshëm për Edvinin, deduktohet édhe se Edvini është bërë i padurueshëm për ta!
Shkurt, një opozitë e tillë nuk është konstruktive. Është krejt e pangjashme me çdo të majtë të komunitetit europian, që është oponente, por edhe bashkëpunuese për çështje me vlerë kombëtare. Republikani Obama bëri një fushatë në oponencë me demokratiken Klinton por, në fund, i shtrënguan dorën njëri-tjetrës. Dhe tani zonja Klinton është ministrja e Jashtme e Presidentit.
Ndërsa Rama është kërcënues që në fushatë zgjedhore: “E pranoj përfundimin zgjedhor, nëse jam unë fitues” (!) (ose pak a shumë, kështu!). Tani, kur L. Basha doli 81 vota mbi Ramën, ky na shfaqet në TV me një rrebesh fjalësh se “populli i ka parë si në dritë të diellit se kush i kishte marrë votat”, duke mos treguar se ç’donte të thoshte me këtë. Harroi se, pa mbaruar punimet KQZ-ja, e kishte shpallur veten fitues me + 10, (jo fitore, por fitore “historike”!), duke i dhënë vetes atribute që s’i ka:  nuk është ai që shpall përfundimin, por Kolegji Zgjedhor! Ai vërteton edhe njëherë se nuk respekton asnjë ligj në këtë vend...
Vërtet populli i ka parë zgjedhjet si “në dritë të diellit”, por me sytë e tij, jo të Edvinit. Apo ky kërkon që të jetë votëhumbur vullneti i popullit, duke i dhënë përparësi “vullnetit” të kutive, ndonëse këto ishin të ruajtura, secila, me pesë kode gjashtëshifrore? Atij, Ramës, nuk i mbetet veçse të bëjë atë që e ka bërë rutinë: të quhet fitimtar (me +10!), në  zgjedhje nga më të mirat, më të pastrat, më transparentet! – siç janë shprehur ata që nuk i marrin ligjet nëpër këmbë, si Edi.
Këto lloj llafesh alla-Edvin, që kanë përbrenda mungesën tërësore të logjikës, do ta nxirrnin vrik jashtë loje një politikan të komunitetetit europian. Në cilin vend të këtij komuniteti mendon ai se janë bërë zgjedhje kur në KQZ  duhet të hyjnë me dhunë persona të paautorizuar sipas ligjit?  Atë “dritën e diellit” në retorikën e tij, e ka parë, vërtet,  i gjithë populli në TV-në e tij. Por ka parë edhe sesi, ndërsa KQZ-ja punonte në selinë e saj, njerëz të Edit, të thirrur nga anë e anës,  pasi kishin bllokuar rrugët dhe kishin djegur gomat në rrugën që s’është ndërtuar prej tij, shtynin policët, për të hapur gardhin policor, që të dyndeshin me dhunë në këtë sallë! Mos jemi në kohën e Panço Vilës?
Dhe pastaj, kur policët i bënë ballë mësymjeve të tyre, filluan ankimet kundër policisë: Ç’donin policët aty?! (Policët morën shprehje admirimi nga monitoruesit).
***
Në orën 16 të ditës së djeshme, E. Rama, pasi lëshoi kërcënimet e tij të radhës, iku menjëherë. Ai nuk i ka honepsur kurrë pyetjet e gazetarëve. I druhej se mos hante edhe ndonjë pyetje për atë Horrorin e sajuar në Kavajë kur, bashkë me një tabor njerëzish, që i ka ende nën zap, ia mbathën të ngazëllyer në Kavajë. Dhe atjé panë se kishin të bënin me një hiç mosgjë, me një flluskë sapuni! Vajtën për lesh dhe u kthyen të rruar!
Erian Veliaj ishte treguar edhe me i zellshëm për këto thagma që ndodhin në Shqipëri. U bëri “e-mail”-e të gjithë personave të huaj të rëndësishëm në vendin tonë, sikur donte t’u qante hallin edhe atyre: - Ç’ju gjeti, ju të shkretëve! Në ç’vend keni ardhur...
Si i thekur për kësi lloj filmash, u kishte bërë edhe një premtim: -Nesër do të keni hollësitë. Por premtimi mbeti i papërmbushur. Mbetën pa u zbardhur edhe të gjitha nuancat që implikonin qeverinë në këtë krim të pangjarë, me të gjitha sajesat e mundshme dhe të pamundshme!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›