Trajneri i Mallorcës kritikon Ronaldon

Trajneri i Real Mallorcës, Joaquin Caparros ka kritikuar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo për sjelljen e tij në fitoren 5-0 të gjigantit madrilen të dielën.
Ronaldo hidhëroi tifozët vendas duke i mbyllur veshtë me duar pasi shënoi kundër Los Bermellones, dhe Caparros beson se portugezi me veprime të tilla vetëm e humb respektin e tifozëve.
“Ai duhet të tregohet më i ndershëm dhe më ambicioz, sepse si futbollist i ka të gjitha. Statistikat janë për ta dëshmuar por ai i humb të gjitha ato me sjellje të këtilla”, deklaroi 57 vjeçari gjatë një interviste me Punto Pelota.