E Shtunë, 31 Tetor 2026

E majta moderne bojkoton Ramën e Gjinushin

Mitingu i djeshëm i opozitës me “siglën” qesharake: “Po”, NATO-s, “Jo” Berishës - arriti kulmin e groteskut kur pas Marshimit të Heshtur si “Mumi në Shi”, mitingashët e lagur si pula u tubuan me stoicizëm allapartizan rreth tribunës ku kishin hipur vetëm Edvini me Gjinushin dhe ndoca djemurina-përdorues hashashi dhe frekuentues PUB-esh të Bllokut, me vathë në veshin e djathtë, si dhe çupërlina me vështrim të përhumbur..., plot tatuazhe dhe brinjë të zbuluara, (medemek freshistë që bënin rolin, edhe të socialistëve rinorë, por edhe të socialdemokratëve rinorë).
Ilir Meta nuk ndodhej aty, se i “kishin dalë disa punë të rëndësishme”. Paskali dhe Ceka (që në kohë të komunizmit nuk dinin ku të fshiheshin nga kasketat, ngaqë kishin njolla në biografi dhe që gjithë rininë e shkuan kot nëpër periferi, teksa i përzunë nga katedrat dhe institutet shkencore), mungonin pasi kishin deklaruar se nuk kishin ndërmend të festonin futjen në NATO me varshavistët e Traktateve komuniste, të tubuar gjoja si “veteranë të LANÇ”-it.
Por ata dihet se mungonin për shkak se nuk kishin ndërmend të bëheshin qesharakë dhe t’i hiqnin meritat e anëtarësimit në NATO kryeministrit Berisha dhe Presidentit Topi, të cilët Presidenti Bush dhe liderët më të lartë të Perëndimit i uruan dhe përgëzuan personalisht për kontributet në procesin e anëtarësimit, madje edhe dolën në foto kolektive më ta. Aq më tepër që ish kryediplomati Milo, që i njeh mirë simbolikën dhe konvencionet e diplomacisë, nuk kishte ndërmend të injoronte të vërtetën e madhe të përshëndetjes personale dhe rrahjes së shpatullave të kolegut Lulëzim Basha, nga vetë lideri më i madh i botës demokratike, Presidenti Bush. E aq më tepër, Milo nuk kishte ndërmend t’ia faturonte këtë meritë Zyshë Artës dhe socialistëve (që mbushën trafikantët, të shumëkërkuarit, prostitutat dhe tutorët majtistë, me pasaporta shërbimi e diplomatike, gjatë qeverisjes 8 vjeçare, sipas listave të urdhëruara nga kryesia e PS dhe ajo e PSD), e të bëhej gazi i botës.
Kësisoj ky tubim proteste u katandis i mbushur vetëm me veteranë shallkuqa, përdorues hashashi të PS, si dhe me do roje të sarajeve të medemek Gjinush-partisë së rrugës “Fortuzi”, si dhe me simpatizantët e Namik Vehbi Fadile Hotit.
Nuk ishte aspak fajtor shiu, që ky tubim me njerëz të grumbulluar në këmbim të 10 mijë lekëshave dhe shpresës se Edvini do t’i punësojë, ata vetë dhe fëmijët e tyre, nëpër dogana - së fundmi u shndërrua në karnavalin pa maska, në mes të shiut, të ndoca teveqelëve, gjysma e të cilëve nuk kuptonin përse kryesocialisti i gjatë ngatërronte gjithmonë “NATO-n e qelbur” me Traktatin heroik të Varshavës, kur lëvdonte meritat e partisë së tyre.
Ilir Meta ka kohë që e ka kuptuar se nuk i ndihmohet “Integrimit...” me Skënder Gjinushin moskovit dhe Edvinin që kërkon të integrojë Pezën me Tiranën..., sipas parimit një “një pallat, një votë”, ndaj edhe i “dolën do punë të rëndësishme”, dhe i la pendët tubimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›