Suksesi i NATO-s dhe dështimi i opozitës
Pohimi i pakundërshtueshëm i krerëve të institucioneve dhe kancelarive perëndimore se “anëtarësimi në NATO është sukses i popullit shqiptar...”, nuk mund të ngarkojë me merita të paqena lidershipin opozitar, thjesht dhe vetëm për faktin se “populli opozitar” përbën afro gjysmën e shqiptarëve të Shqipërisë administrative londineze. Sepse e konvertuar në peshë specifike konkrete, më pak se gjysma-opozitare e popullit të Shqipërisë, në radhë të parë përfaqëson vetëm 1/6 e mbarë popullit shqiptar, pra të racës shqiptare. Dhe sepse një nga arsyet thelbësore përse liderët e Perëndimit e pranuan Shqipërinë në NATO, është pozicionimi i qashtër pro-NATO i shumicës së popullit shqiptar, pakica enveriste e të cilit, tubuar dhe organizuar politikisht pranë dhe në radhët e opozitës aktuale në Shqipëri, si anëtarësi apo si mbështetës politikë, nuk mund të luajë asnjë rol pozitiv apo negativ qoftë, në raport me strategjinë dhe gjeostrategjinë e NATO-s. Perëndimi gjithmonë ka bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh për faktin se mbështetësit e djeshëm dhe të sotëm të komunizmit, edhe stanokët mbi të cilat vendoseshin pushkët e drurit, i ka pas drejtu kundër NATO-s, e jo më grykat e çelikta të armëve, apo majat e mprehta të raketave.
Por Perëndimi që shpiku Luftën e Ftohtë si instrumentarium për të relativizuar, konkurruar, superuar, mposhtur dhe më në fund për të shkatërruar komunizmin si sistem ideologjik antidemokratik, si potencial ekonomik dhe dispozitiv ushtarak, gjithmonë është prirur që nëpërmjet garës paqësore, vlerave të mëdha, prosperitetit, çmontimit të propagandës, lartësimit të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Qytetarit, të pakësojë vazhdimisht radhët e kundërshtarëve të indoktrinuar me mashtrime, dhe të shtojë radhët e simpatizantëve të tij. Dhe bash kjo ka ndodhur në Shqipërinë ku intelektualët që dilnin dikur në Perëndim e të cilët Partia dhe Kadriu i porosisnin të “shihnin” dhe “të tregonin kur të ktheheshin vetëm njerëz që vdisnin nga uria dhe që flinin nën ura”, pasi vinin pranë familjes ishin pa gojë dhe syshqyer, teksa merrnin të krahasonin “mrekullitë e socializmit fitimtar” me “mjerimin e kapitalizmit të dështuar”.
Kjo ishte edhe arsyeja përse Enveri, përveç do mashtruesve që hiqeshin si marksistë-leninistë, (e që i hidhnin në hale e nëpër kashuna plehrash librat e Enverit që u jepte Tirana zyrtare për t’ua shpërndarë “proletarëve” perëndimorë...), nuk gjeti asnjë spiun për be, për ta rekrutuar në shërbim të Shqipërisë Socialiste, teksa vetë shihte dhe zbulonte gjithandej vetëm “agjentë të imperializmit..., të shitur, etj..”.
Si nuk u arratis asnjë perëndimor e të vinte në Shqipëri, të shkonte në fshatin tonë socialist, për të punuar dhe jetuar në kooperativat ku Enveri, po të ishte 20 vjeç, në fshat do të shkonte të punonte e të jetonte (?!), ashtu sikundër i “bindi” edhe fëmijët e tij për ta bërë këtë gjë, me ç’rast do të shijonin edhe bukën e qenit prej kallamoqi, të blerë me 7 lekët e vjetra për ditë pune, gjithmonë nëse i realizoje 100 pikët...?!!
Po përse dreqin vetëm “tradhtarët” shqiptarë kërkonin të arratiseshin nga “parajsa socialiste”, një hap larg “komunizmit”, drejt të cilit ne “shqipot e Enverit ecnim me marshim fitimtar”, pasi “në vitin 1960 përfunduam së ndërtuari bazën ekonomike të socializmit”, që ishte cilësuar si “paradhoma e komunizmit...”!?
“Kolektivizim + Elektrifikim = Komunizëm”, - thoshte Lenini i Kuqove. Dhe Enver hajvani, pasi kolektivizoi gjithçka dhe na ndriti me poça në 1967-ën, pandehu se ndërtoi Komunizmin, por... Dhe njerëzit asokohe gati po i vdisnin për bukën e gojës, sikurse i vdiqën mbi 30 milionë sovjetikë “Baba” Stalinit, në perudhën e ndritur 1924-1938, kur në fund të saj kuptoi se “fajin” për urinë dhe dështimin ia kishin Tukaçevski me gjeneralët tradhtarë, megjithëse e kish përfunduar, edhe kolektivizimin, edhe elektrifikimin!!!
Dhe dje, bash ky takëm stalinistësh, me në krye Ruçin dhe Gjinushin, na u shpall nga Edvini si shpëtimtarët që na futën në NATO, teksa përfituan nga deklarimi pozitivist i kryeparlamentares, (por edhe të kryeministrit e Presidentit), se “për anëtarësimin në NATO kanë kontribut të gjitha forcat politike”.
Po se çfarë lidhjeje kanë mushkat me drogë, (Kanabis e hashash) të Salarisë, që zbarkonin në bregdetin e HImarës duke “marshuar plot lavdi nëpër rrugën e Selam Musait”, apo se çfarë lidhjeje kanë, po me NATO-n, zancaushët e Gjinushit me shokë, që katerët e Radës i shndërruan në skafe të mëdha droge klandestinësh, krahas aleksandonëvce të rebelimit që grabitën dhe shkatërruan repartet dhe depot ushtarake e mbarë Ushtrinë shqiptare në vitin 1997, këtë mundën të na e thonë vetëm Edvini dhe Gjinushi nga tribuna e tubimit të protestës “Po NATO-s, jo Berishës”!!!
Se çfarë lidhjeje kanë me anëtarësimin në NATO dhe me vetë Aleancën në fjalë, yllkuqat dhe shallkuqat e LDB, (që desh i vranë përfaqësuesit britanikë e amerikanë gjatë LDB, të cilëve u vunë armët në gjoks në shtator 1944 në Sarandë, që desh vranë anëtarët e misioneve britanike e amerikane në vitin 1946 dhe më pas me minat e Titos në Kanalin e Korfuzit vranë marinarët britanikë, këtë e di vetëm Edvini dhe Skënder Et’hem Ginushi.
Pikërisht ngaqë e di Edvini i gjatë, ndaj edhe tha se “ne ishim me Perëndimin pasi me të na bashkuan vetëranët tanë të lavdishëm qysh gjatë LDB...”.
Dhe marrinat s’kanë të sosur, aq më tepër që përveç Vali Leckës, të gjithë majtistët e shijuan mrekullinë e Bukureshtit nga ekranet. Dhe ndodhi kështu pasi në trutë sakat të tyre ata nuk munden të bëjnë dallimin midis “Bukureshtit të NATO-s” dhe “Bukureshtit ku shoku BESNIK, me urdhër të shokut SHPATI, mbrojti marksizëm-leninizmin nga shtrembërimet e revizionistëve”. Ata nuk arrijnë të dallojnë ende Bukureshtin e Zan-Nik-Çaushit rumun, ku antikomunistët pushkatuan Nikolaen bashkë me Elenën, me Bukureshtin e demokracisë dhe Tiranën e sotme, ku për fat të mirë apo të keq krerët e diktaturës shpëtuan paq. Pra edhe për kuqot, “rroftë NATO dhe Demokracia”, që kriminelët e djeshëm i dënon me ligje të buta... Nga Astrit KOLA